Kursi “Bazat modeluese të kodimit” falas në Tiranë

HardSoft organizon FALAS kursin “Bazat modeluese të kodimit” në periudhën kohore 15 dhjetor 2016 – 5 shkurt 2017 (me pushim në periudhën kohore 24 dhjetor 2016 – 8 janar 2017).

Ky kurs ofron mundësitë  për të formuar bazat e nevojshme për programuesit e rinj. Studentët krijojnë kulturë mbi mjetet bazë të kodimit (variablat, operatorët, instruksionet përzgjidhëse, instruksionet ciklike, vektorët, matricat, etj), si dhe ushtrojnë nëpërmjet tyre mënyrat e të menduarit që dërgojnë në zgjidhjet e kodueshme të problemeve kompjuterike.

Kursi mbështet projektimin e programeve duke u bazuar në pseudokod dhe diagrama bllokskemash.

Kursi zhvillohet nëpërmjet 15 seancave, secila me kohëzgjatje prej 90 minutash (rreth 25 orë në total), 3 herë në javë. Seancat e kursit janë të orjentuara rreth shpjegimit teorik (mbështetur në literaturë bashkëkohore të mirëpunuar në gjuhën shqipe) si dhe ushtrimit praktik të njohurive (demonstrim/laborator)

Në përfundim të kursit , studentët  zotërojnë kapacitete të mjaftueshme për modelimin e programeve, si dhe baza të forta për të gjetur lehtësisht veten në zhvillimin e programeve nëpërmjet gjuhëve koduese.

Për më tepër informacion mund të vizitoni kete LINK

Kontaktoni në numrin e telefonit 0698918017 (vetëm sms)

Adresën e email kontakt@hardsoft.al, ose në facebook.

Për të aplikuar për ndjekjen e kursit, mund të dërgoni në mjetet e kontaktit të dhënat:

* Emër:
* Mbiemër:
* Numër kontakti:
(opsionale) Universiteti/Dega/Viti studimit:

Leave a Comment