Kurse falas të artit për fëmijë nga CODE Albania

CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA, në kuadër të projektit “Albanian Youth in Action”, do të zhvillojë në ambientet e qëndrës rinore të saj, kurse falas të artit (muzikë dhe pikturë) për fëmijë nga mosha 4- 14 vjeç.

Kurset do të zhvillohen 2 mësuese vullnetare, studente të Universitetit të Arteve në Tiranë. Përmes kësaj nisme, synohet rritja e ndërgjegjësimit mbi vlerën e informimit dhe formimit të brezit të brezit të ri lidhur me fushën e artit, përmes kultivimit dhe edukimit të vlerave kulturore dhe artistike.

Regjistrimet fillojnë këtë javë!

Të gjithë të interesuarit që njohin fëmijë të cilët do kishin dëshirë të njiheshin dhe të aftësoheshin me bazat e formimit artistik, mund të kontaktojnë përmes :

-Inbox në faqen zyrtare të Facebook: Code Albania
-Numrat e kontaktit : 069 36 43 104 / 069 67 12 181
-E-mail : info@codealbania.org

Leave a Comment