Kurs veror në Gjermani

Ky program synon të ndihmojë studentët dhe të diplomuarit që të përmirësojnë njohuritë e gjuhës gjermane (gjuhës së përgjithshme, gjuhës specifike) dhe njohuritë për kulturën e vendit.

Kush mund të aplikojë?

  • Aplikimet janë të hapura për studentët në programet Bachelor dhe Master në çdo fushë lëndore.
  • Studentët e Bachelorit duhet të kenë përfunduar së paku dy vite akademike në fillim të këtij programi burse.
  • Personat që kanë diplomë masteri dhe doktorature nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program.

Çfarë do të financohet?

  • Programi financon kurset e gjuhës, kurset e studimit dhe kurse të veçanta gjuhësore / terminologjike që ofrohen nga universitete gjermane të njohura nga shteti dhe nga shkollat e gjuhëve përkatëse;
  • Ju mund të gjeni informacione në lidhje me ofruesit e kursit dhe programeve duke klikuar në këtë LINK;
  • Kurset zhvillohen në gjermanisht.

Kohëzgjatja e financimit:

  • Kurset zhvillohen për të paktën 18 ditë mësimore (maksimum 5 ditë në javë, duke përjashtuar ditët e mbërritjes dhe largimit nga Gjermania) me minimumi 25 orë mësimi në javë.
  • Financimet nuk janë të rinovueshme.
  • Kurset zakonisht zhvillohen në periudhën nga qershori deri në dhjetor.

Vlera monetare:

  • Tarifa e bursës prej 950 euro; pjesëmarrësit nga vendet e përcaktuara nga “OECD-DAC-List” (vendet më pak të zhvilluara, ku bën pjesë edhe Shqipëria) do të marrin një bursë prej 1,125 euro;
  • Kompesimi i kostos së udhëtimit (përjashtim: Evropa Perëndimore), për më shumë informacione kliko në këtë LINK
  • Kostot e sigurimit shëndetësor, aksidenteve do të jenë të mbuluara

Ju lutemi vini re:

-Tarifat e kursit dhe shpenzimet e akomodimit zakonisht zbriten nga tarifa e bursës, në mënyrë që të përgjedhurit t’i jepet pjesa e mbetur pas heqjes së kostos së kursit të gjuhës.

-Pagesat e lartpërmendura (përfshirë kompensimin e udhëtimit) nuk do të transferohen jashtë vendit.

Përzgjedhja:

-Një komision përzgjedhës do të shqyrtojë aplikimet

-Kriteret më të rëndësishme të përzgjedhjes janë:

  • Arritjet e mëparshme akademike
  • Argumente bindëse për zgjedhjen e programit të studimit dhe lëndës
  • Njohuri të gjuhës gjermane

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimit: 1 dhjetor 2018

Leave a Comment