Kurs trajnimi për punime artizanale

3-30 Shtator në Muzeun e Artizanatit, Tiranë
I. Qëllimi dhe objektivat
Ky projekt synon të përfshijë 20 gra dhe vajza që i përkasin shtresave në nevoje dhe që jetojnë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, në një program trajnimi profesional në mënyrë që të aftësohen për tregun e punës, duke rritur mundësitë e punësimit dhe përmirësimit të jetesës.
II. Përshkrimi
Trajnimi do të përqendrohet në dhënien e njohurive fillestare mbi aksesorë, bizhu tradicionale dhe moderne, skicim dhe stilizim, realizim aksesorësh, njohuri mbi tendencat e kohës, njohuri mbi traditën etj. Trajnimi do të zhvillohet gjatë muajit shtator, me një program intensiv, nga e hëna në të premten, rreth 4 orë/ditë. Trajnuesit janë 3 ekspertë të fushës së artizanatit. Njohuritë e marra do të jenë teorike dhe praktike.
III. Përfituesit
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të nxiten të punojnë produkte të ndryshme artizanale, pjesë të ndryshme të veshjeve popullore, duke nxitur kështu edhe kreativitetin e tyre. Produktet e krijuara dhe punuar prej të trajnuarve do të ekspozohen në Muzeun e Artizanatit në Tiranë. Në fund të trajnimit, do të organizohet një konkurs me punimet e të trajnuarve, të cilat do të vlerësohen nga një juri profesioniste. Për personat, produktet e të cilëve do të përzgjidhen dhe vlerësohen si produktet më të mira do të ofrohet mundësi punësimi.
IV. Rezultatet e Pritshme
-Trajnim profesional 20 i grave dhe vajzave që i përkasin shtresave në nevojë
-Dhënia e certifikatave në fund të trajnimit, të njohura nga Ministria e Arsimit
-Promovimi i trashëgimisë së pasur kulturore
-Nxitja e punësimit
-Krijimi i mundësisë së punësimit të mbi 30 % të të trajnuarve.
V. Kontakte
Të interesuarit duhet të çojnë të dhënat e tyre dhe kërkesën për të marrë pjesë në trajnim, nga data 20 korrik deri me 20 gusht, në adresat e mëposhtme:
info@rda2tirana.org.al
edlirastiliste@yahoo.com
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.