Kurs trajnimi falas në Shqipëri

Forcimi i Kapaciteteve në Fushën e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet Kurseve të Trajnimit Kombëtare – “Analizë Strukturore dhe Metoda Përforcuese si dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike”.
Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” (IMK), ka kënaqësinë të njoftojë se në datat 30 Tetor – 10 Nëntor do të zhvillohet kursi i trajnimit kombëtar: Forcimi i Kapaciteteve në Fushën e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet Kurseve të Trajnimit Kombëtare – “Analizë Strukturore dhe Metoda Përforcuese si dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike”.
Ky kurs trajnimi organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK, koordinuar nga “Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim për Evropën Jug-Lindore”.
Trajnimi ka për qëllim, zhvillimin dhe forcimin e njohurive për pjesën e profesionistëve të ri të sistemit të Trashëgimisë Kulturore (Institucionet Teknike në varësi të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe profesionistë të kompanive të licensuara në restaurim dhe që kanë të paktën 3 vjet që janë angazhuar në projektim ose zbatim punimesh restaurimi).