Kurs online falas për Marketingun Dixhital dhe Median Sociale

Data e fillimit të kursit: 28 Shtator, 2015
Kush mund të aplikojë?

Organizatat që duan të krijojnë dhe të përmirësojnë marketingun,mediat e tyre dixhitale dhe sociale; dhe të gjithë të interesuarit në fushën e marketingut dixhital dhe medias sociale
Kostot: Ju mund të ndiqni falas këtë kurs (pa certifikatë), ose të paguani 49 Euro nëse dëshironi të merrni çertifikatë në fund të kursit

Rreth kursit

Pse ju duhet Marketingu Dixhital?

Me rritjen e vazhdueshme të buxheteve për Marketingun Dixhital, organizatat po përballen me një mungesë të madhe aftësish. Nevoja për individë të cilët e kuptojnë biznesin e kombinuar me njohuri teknike në Marketingun Dixhital kurrë nuk ka qenë më e madhe.

Ky kurs është i bazuar në studimet e rasteve Evropiane që tregojnë praktikat aktuale dixhitale dhe marketingun e medias sociale nëpër Evropë. Evropa është një nga rajonet më të mëdha për marketingun dixhital dhe social të përdorura, por ka shumë preferenca lokale dhe kjo sigurisht që do t’ju ndihmojë për të lundruar në këto kompleksitete. Ky kurs kombinon aftësitë praktike dhe njohuritë teorike me qëllim mësimdhënien tek ju, të aftësive për të përmirësuar marketingun dixhital dhe median  sociale në organizata.

Për kë është ky kurs?

Ky kurs i drejtohet dy lloje audieancash:

  1. Organizata të cilat duan të krijojnë dhe përmirësojnë marketingun e tyre dixhital dhe median sociale
  2. Çdokush që është i interesuar në marketingun dixhital dhe median sociale, që mund të kenë në plan studimin ose  punën në këtë fushë.

Çfarë keni nevojë të dini?

Njohuri bazë kompjuterike dhe aftësitë janë të nevojshme dhe njohuritë nga bota e biznesit do të ishin avantazhe për ju.

Si të regjistroheni?

Ju mund të regjistroheni për kursin falas duke klikuar në këtë LINK. Kursi fillon në 28 shtator 2015 dhe do të zgjasë 6 javë. Nëse dëshironi çertifikatë, do të duhet të paguani 49 Euro. Pasi të keni plotësuar 80% të materialit të kursit do të merrni një Deklarata për Pjesmarrje falas.

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë link.

 

Leave a Comment