Kurs online falas për krijimin e “Filmave për Internet”

Universiteti i Birmingamit, Akademia BBC dhe Creative Skillset kanë krijuar këtë kurs katër-javor, i cili ndiqet falas në internet.
Ky kurs do të mbulojë të gjitha aspektet e produksionit- që nga se si të kërkoni historinë tuaj deri te detajet e fundit për të përfunduar punimin tuaj. Kursi do të trajtojë shumë çështje, duke përfshirë edhe të menduarit kritik; strukturën e historisë; stilin; zhanrin; etikën; ligjshmërinë; teknikat praktike për kameran, tingujt ,ndriçimin etj.
Ky kurs kërkon 3 orë angazhim në javë gjatë një periudhe 4 javore. Kursi fillon në 28 shtator 2015.
Kriteret
- Ky kurs është për ata që duan të fillojnë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes së filmit të tyre në internet.
- Ju mund të jeni të diplomuar ose tashmë duke punuar në industrinë televizive, ose si freelancer.
- Ju mund të keni hobi, vende, shkaqe apo një biznes që dëshironi t’a promovoni në internet. Kjo është për këdo që ka një histori për të treguar dhe dëshiron të përdorë mediumin e filmit për ta treguar atë, por nuk e di ku të fillojë.
Si të Aplikoni
Regjistrohuni dhe paraqisni një aplikim në internet.