Kurs online falas nga Universiteti Monash/ Programimi krijues

Universiteti Monash është një nga universitetet kryesore të Australisë, i cili renditet në 1%-shin e universiteteve më të mira në botë. Universiteti Monash është themeluar në Melburn, Australi në vitin 1958. Në më shumë se 50 vjet, është bërë universiteti më i madh i Australisë, duke fituar një reputacion të lakmueshëm kombëtar dhe ndërkombëtar për hulumtim dhe mësimdhënie të shkëlqyer.
Rreth kursit
Të mësosh programim tashmë nuk është e nevojshme vetëm për specialistët e kompjuterave dhe zhvilluesit e programeve. Njerëzit me përgatitje të ndryshme tani duan të kuptojnë bazën e programimit, sepse është një aftësi ‘fun’ dhe që të rrit vlerat.
I njohur si ‘kodimi krijues’, kjo fushë në rritje përdor programet kompjuterike si një medium për të zhvilluar shprehje origjinale krijuese zhvilluese.
Kështu, nëse jeni një artist, projektues, arkitekt ose muzikant, i interesuar lidhur me mënyrat se si mund të zgjeroni aftësitë tuaja krijuese, ose edhe nëse jeni programues që kërkoni të punoni për aplikacione krijuese, do t’a gjeni këtë kurs shumë të vlefshëm.
Përmes këtij kursi, universiteti do t’ju ndihmojë të zhvilloni koncepte programimi praktikë dhe aftësi duke eksploruar ide krijuese dhe sfida.
Gjatësia: 6 javë
Institucioni: Universiteti Monash dhe FutureLearn
Gjuha: Anglisht
Çmimi: Falas
Çertifikatë: Po
Kursi fillon në 1 Gusht 2016
Për të tjera informacione, vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK