Kurs online falas nga Universiteti i Kalifornisë: “Analizë Marketingu”

Universiteti i Kalifornisë është duke ofruar kurs falas online në Analizë Marketingu: Strategjia në Maetjen Marketing. Kursi do të pajisë aplikantin me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të parë menjëherë përfitime praktike në vendin e punës.
Në këtë kurs 4 javor marketingu, aplikanti do të mësojnë se si të zgjerojë përmasat tregut, të identifojë trendet e tregut, dhe të parashikojë kushtet e ardhshme. Kursi do të fillojë më 7 qershor 2016.
Periudha : 4 javë, 5-7 orë në javë
Çmimi: Falas
Nëse dëshironi të merrni çertifikatë për kursin e ndjekur, do ju duhet të paguani shumën $99
Sesioni: Kursi fillon në 7 Qershor 2016
Rreth kursit
Filloni udhëtimin tuaj në një karrierë të re në analizë marketingu. Mësoni rreth strategjive të fuqishme dhe metodologjisë, duke filluar me identifikimin e tendencave të tregut dhe metrikave që përdoren për të matur suksesin e marketingut.
Kursi do të jepet nga Stephan Sorger i cili ka mbajtur role lideri në fushën e marketingut dhe zhvillimit të produktit në kompani të tilla si Oracle, 3Com dhe NASA. Ai ka dhënë mësim për më shumë se një dekadë edhe në Universitetin e Kalifornisë dhe është autor i dy teksteve marketingu të adoptuara gjerësisht.
Për t’u regjistuar në këtë kurs, klikoni në këtë LINK