Kurs online falas nga Goldsmiths, Universiteti i Londrës

Goldsmiths, Universiteti i Londrës është duke ofruar kurs falas për “Përgatitje për suksesin e Karrierës në Universitet”. Ky kurs 3-javor ka për qëllim të ndiqet nga të gjithë ata që mendojnë të hyjnë në arsimin e lartë ose që duan të bëjnë një ndryshim karriere në të ardhmen e afërt.
Objektivi i përgjithshëm i kursit është gjetja e mënyrës se si të bëni maksimumin gjatës kohës tuaj në universitet dhe për t’ju siguruar se ju keni aftësitë dhe eksperiencën që punëdhënësit dëshirojnë nga një i diplomuar. Kursi do të fillojë më 18 korrik, 2016.
Kursi do të ndiqet në gjuhën angleze
Institucioni: Goldsmiths, Universiti i Londrës dhe FutureLearn
Çmimi: Falas
Mundësi për çertifikatë: Po
Në 3 javë, ju do të mësoni:
-të rrisni ndërgjegjësimin për aftësitë, vlerat dhe interest tuaja;
-të kuptoni rëndësinë e aftësive në punë dhe eksperiencën në “gjurmimin” e një pune;
-të kuptoni se si mund të përdorni më mirë arsimin e lartë për të zhvilluar këto aftësi dhe eksperienca;
-dhe të formuloni një plan të zhvillimit të aftësive.
Për të tjera informacione, si dhe për detaje lidhur me fillimin e kursit, klikoni në këtë LINK