Kurs online falas/ Eksplorimi i Anglishtes: Gjuha dhe Kultura

Njoftim nga British Council Albania
Dy herët e para që organizuam këtë kurs online ka gjeneruar një interesim të jashtëzakonshëm në gjithë botën, me çerekun e një milion pjesëmarrësve nga më se 200 vende. Për këtë arsye jemi duke e organizuar prap, në mënyrë që të keni rastin të merrni pjesë në njërin nga kurset më autentike me fokus në përdorimin e gjuhës së përditshme Angleze.
Duke u bazuar në përmbajtjen me cilësi të lartë që ka ky kurs i Këshillit Britanik, do të keni mundësinë të:
- ushtroni aftësitë tuaja online
- të shkëmbeni informata me njerëz në tërë botën
- të përmirësoni Anglishten tuaj
- të mësoni më shumë për kulturën Britanike.
Eksplorimi i Anglishtes: Gjuha dhe Kultura është kurs i hollësishëm dhe zgjatë gjashtë javë, por në të njëjtën kohë është shumë fleksibil dhe do të ju merr vetëm dy orë në javë, kështu që mund të ushtroni kurdo që ju përshtatet.
Mund të regjistroheni në këtë LINK
shum mir