Kurs falas për trashëgiminë kulturore europiane

Çfarë është identiteti europian? Çfarë kuptojmë dhe promovojmë ne si kulturë evropiane? Në këtë kurs ju do t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve dhe të tjerave, ndërkohë që mendoni në mënyrë kritike formimin e identiteteve dhe kulturave të ndryshme në Evropë.
Ju do të eksploroni politikat themelore europiane mbi kulturën, kreativitetin dhe median dhe do të hidhni dritë mbi rëndësinë e memories dhe trashëgimisë së përbashkët. Ju gjithashtu do të shqyrtoni politikën që qëndron pas industrive kulturore dhe mediatike evropiane dhe do të parashtroni pyetje mbi qasjet aktuale të krijimtarisë kulturore që mbështeten shumë në ekonomi.
Cilat tema do të shqyrtohen?
Identitetet europiane
- Çfarë është Europa?
- Diversiteti në Europë
Memoria dhe trashëgimia europiane
- Memoria europiane
- Ndërtimi i trashëgimisë europiane
Kreativiteti europian
- Industritë kulturore në Evropë
- Krijimtaria urbane
- Krijimtaria kulturore dhe e ardhmja e Europes
Çfarë do të arrini përmes ndjekjes së kursit?
Në fund të kursit, ju do të jeni në gjendje të:
- Angazhoheni me debatet e tanishme mbi atë çka është ‘identiteti evropian’, çfarë është ‘kultura evropiane’ dhe çfarë do të thotë të flasësh për ato në njëjës ose në shumës (kulturat, identitetet).
- Shpjegoni marrëdhënien midis nocioneve të identitetit, memories, trashëgimisë dhe kulturës.
- Interpretoni qasjet kryesore ndaj trashëgimisë kulturore dhe përdorimit publik të historisë.
- Identifikoni politikat europiane në sektorin e medias dhe kulturës.
- Diskutoni në mënyrë kritike industritë kulturore
Kohëzgjatja: 3 javë
Orët e studimit: 3 orë në javë
Kurs pa pagesë
Kush mund të aplikojë?
Ky kurs vlen për çdo person të interesuar në kulturën evropiane. Pjesëmarrësit duhet do të kenë interes të veçantë për të punuar në art, kulturë dhe trashëgimi.
Bëhuni pjesë e kursit duke klikuar tani KËTU.