Kurs falas në internet: Pse emigrojnë njerëzit?

Kurse online: Pse emigrojnë njerëzit?

E vlefshme për: studentët dhe praktikantët e interesuar në temat e emigrimit

Pagesa: falas/ 99 EURO nëse doni të merrni një Certificate

Fillimi i kursit: 1 Mars 2016

Përshkrimi i kursit

Kursi ofron të dhëna të përgjithshme për kushtet e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve të parregullt në mbarë botën (të dhëna, rajone, etj) dhe një pasqyrë të terminologjisë së përdorur. Ajo pastaj analizon rastet specifike në kontekste më të rëndësishme gjeografike, duke përfshirë azilkërkuesit që vijnë në Evropë nëpër Mesdhe, emigrantët pa dokumenta meksikane që kalojnë kufirin amerikan, refugjatët sirianë në Turqi dhe Rohingya në Australi. Duke diskutuar këto raste, ju do të shqyrtoni dilemat midis emigracionit të rregullt dhe të parregullt për qëllime të punës. Kursi është i bazuar në leksione me video, video didaktike dhe intervistat podcast me ekspertë ndërkombëtarë. Detyrat përbëhen nga kuice të shkurtra për çdo kapitull dhe ushtrime në fund të kursit. Sugjerimet për lexim të mëtejshëm do të përfshihen në mënyrë që të kuptoni sa më shumë. Për të mësuar më shumë teori që shpjegojnë emigrimin ndërkombëtar, shikoni Pjesa 2: Teoritë.

Kriteret

  • Mund të aplikojnë Studentët dhe praktikantët;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • Njohuri të mëparshme të debateve themelore sociologjike dhe ekonomike mund të jetë një avantazh, edhe pse kjo nuk është një parakusht i detyrueshëm;
  • E vetmja kërkesë tjetër është entuziazmi dhe interesi në këtë temë.

Çfarë do të mësoni?

  • Identifikimi i terminologjisë themelore dhe konceptet e përdorura për të diskutuar në lidhje me emigrantët e parregullt dhe azilkërkuesit;
  • Përshkrimi i studimeve kryesore të rasteve të emigracionit të parregullt dhe azilit në botë;
  • Diskutimi i skenarëve të mundshme në të ardhmen dhe sfidat sociale që vijnë nga këto emigrime.

Si të regjistroheni?

Ju mund të regjistroheni FALAS në platformën e universitetit KËTU. Ndjekja e kursit është falas, por nëse dëshironi të çertifikoheni lidhur me të, pagesa është 99 euro.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Shënim: Kursi zhvillohet në gjuhën angleze

 

Leave a Comment