Kostot e mbuluara/ Seminar “Përgatitja për një projekt doktorature” në Gjermani

Përshkrimi
“Graduate School” për Studime Evropiane Lindore dhe Juglindore (Mynih dhe Regensburg, Gjermani) fton aplikantë nga të diplomuarit në universitetet jo-gjermane për workshopin ndërkombëtar “Përgatitja për një projekt doktorature”, e cila do të mbahet në Mynih në 27 – 29 qershor 2016.
Seminari ka për qëllim mbështetjen e studentëve që kanë përfunduar një program Master ose janë në fazën e fundit të studimeve të tyre universitare për të përgatitur një projekt PhD, me të cilën ata mund të aplikojnë për një program përkatës në një universitet gjerman, ose për një bursë nga “Graduate School për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore”, në mënyrë të veçantë.
Kriteret
Pjesëmarrësit e seminarit do të përzgjidhen në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme akademike dhe projektit të tyre të disertacionit paraprak.
- Të diplomuar në universitetet jo-gjermane;
- Të kenë njohuri “upper-intermediate” në Anglisht dhe Gjermanisht
Kostot
“Graduate School” do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve të ftuar dhe akomodimin e tyre në dhoma dyshe në Mynih.
Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në seminarin përgatitor, paraqitni aplikimin tuaj në anglisht ose gjermanisht online në këtë LINK, ku të përfshini
- Një CV të shkurtër;
- Abstrakt për një propozim disertacioni;
- Përmbledhje e tezës tuaj të Masterit;
- Kopja e certifikatës tuaj të fundit të universitetit.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni në adresën caroline.fricke@lmu.de ose heidrun.hamersky@ur.de
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.