Koordinator zyre/ Mundësi punësimi në Media Desk Albania

Shpallje për vend të lirë pune.
Programi Evropa Krijuese
Media Desk Albania

Zyra Shqiptare e Koordinimit të programit Evropa Krijuese në Shqipëri, nën programi Media ( sektori i industrise krijuese), kërkon të punësojë një Koordinator(e) për zyrën / Help Desk Officer. Pozicioni i punës është për punësim me kohë të plotë për vitin 2016, me mundësi zgjatje të kontratës për vitin 2017. Kandidati do t`i nënshtrohet një periudhe prove tre mujore.

Profili i Zyrës : Media Desk Albania është Zyra Shqiptare e Koordinimit të programit Evropa Krijuese në Shqipëri, nën programit Media të saj ( sektori i industrise krijuese). Zyra ka si detyrë parësore, mbështetjen e të gjithë aplikantëve Shqiptarë që aplikojnë për projekte në thirjet e ndryshme për propozime që shpallen nga nën programit Media të Evropës Krijuese. Kjo zyrë e zhvillon këtë funskion në bazë të sesioneve të informimit që realizon me të gjithë aplikantët potencialë shqiptarë, si dhe duke ofruar asistencë të personalizuar për secilin aplikant përgjatë gjithë procesit që lidhet me aplikimin e tij. Njëkohësisht Zyra Media Desk Albania, është përgjegjëse për të gjtiha informacionet që programi Evropa Krijuese dëshëron të shpërndajë në Shqipëri si dhe ndihmon me informacion Komisionin Evropian në lidhje me zhvillimet audiovizive në Shqipëri.

Objekti kryesor i punës së Koordintor (it) / (es) / Help Desk Officer – Media Desk Albania.

Qëllimi i punës së punëmarrësit është : realizimi me efikasitet dhe sipas standartit të kërkuar, i detyrave të ngarkuara nga Media Desk Albania në lidhje me funksionimin e Creative Europe Media Desk Albania (Zyrës ndihmëse të Nën – programit Media të Programit Evropa Krijuese në Shqipëri) që ndodhet brenda Institucionit Publik – Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Disa prej detyrave të tij / saj janë:

Të angazhohet në njohjen e plotë të programit Evropa Krijuese, nën programin Media duke iu referuar të gjitha informacioenve të shfaqura në faqen zyrtare te programit Evropa Krijuese si dhe orintimeve të dhëna nga Komisioni Evropian në lidhje me funksionimin e programit Evropa Krijuese dhe udhëzimit të tij në lidhje me detyrat dhe përgjegjësite e zyrës ndihmëse Media Desk.
Të ndjekë në mënyrë të përditëshme informacionin e faqes kryesore të internetit të Evropës Krijuese / Nën-programit Media, me qëllim marrjen e informacionit të duhur mbi thirrjet për propozime dhe modalitetet e aplikimit në këto thirrje, si dhe ndryshimet dhe kërkesat e ndryshme të rifreskuara në portalin “Participant Portal” që përdor Evropa Krijuese për aplikantët e thirrjeve për propozime me qëlim regjistrimin e organizata shqiptare në këtë portal dhe hedhjen e informacioneve / dokumentacionit të kërkuar nga ky portal / program.
Të studiojë në mënyrë të vëmendëshme të gjitha thirjet për propozime duke i analizuar ato në funskion të kërkesave të aplikantëve shqiptare të cilët do të aplikojnë në këto thirje për propzoime
Merr pjesë aktive në përgatitjen e sesioneve të informimit që organizon
Media Desk Albania në lidhje me thirjet për propozime të publikuara nga Evropa Krijuese. Pasuron bazën e të dhënave ekzistuese të sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri si dhe mban kontakte të vazhdueshme me sektorin në lidhje me pjesmarrjen e tyre në sesionet e informimit dhe ndjekien nga afër të tyre gjatë procesit të aplikimit për të gjtiha problematikat apo paqartësitë që aplikantët shqiptarë kane.
Ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe persos njohjen e plotë të mënyrës së aplikimit online për projekt-propozimet që aplikojnë në Agjensinë EACEA.
Ofron e një shërbimi të vazhdueshëm gjatë ditëve të punës për të gjithë aplikantët e interesuar për të aplikuar në thirrjet për propozime të shpallura ; shërbim që do të mundësojë profesionistët e sektorit audiovizual dhe atij kinematografik që operon në vend, jo vetëm të jetë i informuar mbi mundësitë në dispozicion, veçanërisht mbi ato për mbështetje financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet nën-programit Media të Evropës Krijuese, por edhe të njohë dhe aplikojë projektin e tij nëpërmjet platformës online që zbaton Agjensia EACEA si dhe të njohë procedurat e aplikimit nëpërmjet formularit të aplikimit online dhe anekseve të tij. Koordinatori i Media Desk Albania së bashku me ekipin drejtues të kësaj zyre është përgjegjës për ndjekien hap pas hapi të çdo aplikanti shqiptar në çdo thirrje për propozime të nën-programit Media. Kjo ndihmë përfshin, por nuk kufizohet në: mundësimin e regjistrimit të aplikantit në portalin “Participant Portal”, shkarkimin e formularit të aplikimit për aplikantin dhe orientimin e tij në plotësimin e këtij formulari, zbërthimin e udhëzuesit për propozime për aplikantin duke i mundësuar atij njohjen e të gjitha detajeve për të aplikuar;
Angazhohet në përkthimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm të kërkuar nga Media Desk Albania në lidhje me thirrjet për propozime (Udhëzuesin dhe orientimet e anekseve të formave të aplikimit apo çdo material tjetër mbështetës në procesin e udhëzimit për aplikantë shqiptarë).
Koordinatori duhet gjithashtu të sigurojë që materialet e vëna në dispozicion nga nën-programi Media i Evropës Krijuese të përshtaten dhe publikohen në mënyrën e duhur, duke u angazhuar në përkthimin e tyre kur është e nevojshme, në përshtatjen e tyre në gjuhën shqipe si dhe publikimin e tyre në faqen e internetit dhe median sociale të Media Desk Albania.
Etj…..

Kërkesat për vendin e punës :
Aplikanti duhet të disponojë :

– Diplomë të Shkollës së lartë ( Niveli Bachelor) në degët : Menaxhim Arti, Administrim programesh dhe eventesh artistike apo të industrisë krijuese, Regji filmike, Politika Kulturore, apo fusha të tjera relevante.
– Të disponojë një përvojë pune jo më pak se dy vjet në administrimin dhe organizimin e projekteve artistike, filmike, kinematografike apo në prodhimtarinë televizive në pozicionin e producentit.
– Të ketë njohuri të shkëlqyera në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike.
– Të ketë përvojë pune në hartimin, shkrimin dhe zbatimitn e projekt propozimeve në fushën e prodhimtarisë filmike dhe atë audiovizuale,
– Të këtë njohje të mjaftueshme të programeve Komunitare të Bashkimit Evropian si dhe të procedurave administrative që aplikon Komisioni Evropian në shkrimin, administrimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE.
– Të ketë njohuri të mjaftueshme si dhe vullentin për të mesuar në një kohë të shpjetë praktikat administrative si dhe dokumentacionin e ndryshëm të Bashkimit Evropian në lidhje me : administrimin e granteve të financuara nga BE, politikat aduiovizuale evropiane, studime mbi zhvillimin e sektorit të industrisë krijuese në Shqipëri dhe në nivel evropian, të ketë njohje të mjaftueshme të institucioenve që mbështesin sektorin audiovizual evropian.
– Të njohë në mënyrë të shkëqlyer gjuhën angleze.

Aplikantët janë të lutur të dërgojnë :

– Një CV të detajuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
– Një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze
– Fotokopje të Diplomës së Shkollës së lartë apo fotokopje të certifikatave, trajnimeve apo kurseve të ndryshme profesionale.
– Një letër rekomandimi nga një punëdhënës i mëparëshëm.
– Një përmledhje të një projekt propozimi në gjuhën shqip që keni shkruar gjatë tre viteve të fundit për nje event në fushën e sektorit të industrisë krijuese. ( vetëm strukturën dhe jo përmbajtien e projektet – jo më shumë se sa dy faqe)

Dokumentacionin e mësipërm Ju lutemi ta dërgoni brenda datës 15 Shkurt 2016 në adresën : mediadeskalbania@gmail.com

Në subjektin e e – mailit të jetë shkruar : Aplikim për pozicionin e Help Desk – Media Desk Albania.

Per me shume informacion mbi programin Evropa Krijuese referojuni ketij linku

http://eacea.ec.europa.eu/creative-europe_en

Video me poshte eshte nje demo ilustrative se si funsionon programi Evropa Krijuese

 

Leave a Comment