Konkursi Rajonal Vjetor për Luftën kundër Korrupsionit

Rregullat zyrtare të konkursit
Konkursi rajonal vjetor për luftën kundër korrupsionit (sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe Ambasadat e SHBA-së në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) mbahet me qëllim që të nxisin nxënësit në Ballkan të zhvillojnë fushata ndërgjegjësimi për të mos toleruar dhe për të refuzuar korrupsionin. Nxënësit do të kompozojnë postera kundër korrupsionit (klasat 5-8), do të krijojnë video në interes të publikut (klasa 9 dhe viti i parë, i dytë dhe i tretë i shkollës së mesme) dhe do të garojnë për t’u njohur në vend dhe në rajon, si edhe për të fituar çmime elektronike (Kindle, kamera Go Pro dhe iPad) për fushatën më të mirë kundër korrupsionit.
““Mladi za društvo bez korupcije” (Rinia për një shoqëri pa korrupsion) #bezkorupcije, #pakorrupsion, #corruptionfree
Përshkrimi i objektivave të konkursit
Ambasadat e SHBA-së në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi organizojnë një konkurs për studentët e shkollave fillore dhe të mesme në shtetet e mësipërme që synon të nxisë vlerat e përbashkëta të rinisë në Shtetet e Bashkuara dhe në rajon – për luftën ndaj gjitha formave të korrupsionit. Qëllimi i garës është që të fuqizojë rininë e këtij rajoni për të përfytyruar shoqëri më të mira të cilat bazohen në zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Kushtet e pranimit në konkurs:
Të gjithë nxënësit e shkollave nga klasa e 5-të deri në klasën e 8-të kanë të drejtë të marrin pjesë në pjesën e konkursit për posterin, ndërsa nxënësit e klasave të 9-ta dhe të vitit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollës së mesme kanë të drejtë të marrin pjesë në pjesën e konkursit për videon.
Konkuruesit nën moshën 18 vjeç duhet që në dokumentet që do të dorëzojnë të përfshijnë edhe lejen e nënshkruar dhe skanuar nga prindi apo kujdestari ligjor. Leja me shkrim duhet të përmbajë tekstin në vijim:
Unë, i nënshkruari (emri dhe mbiemri), si prind apo kujdestar ligjor, i jap leje (emri dhe mbiemri i fëmijës) që të marrë pjesë në të gjitha fazat e konkursit dhe konfirmoj në sajë të njohurive që disponoj se materialet e dorëzuara janë origjinale dhe punë individuale e vetë pjesëmarrësit.
Nxënësit që janë më të mëdhenj se 18 vjeç duhet të dërgojnë një deklaratë të nënshkruar dhe të skanuar si vijon:
Unë, i nënshkruari (emri dhe mbiemri), deklaroj që materialet e dorëzuara janë punë e imja origjinale dhe individuale.
Platformat
Konkursi do të zhvillohet në platformën e YouTube për shpërndarje të materialeve dhe në faqen e Facebookut “Bez Korupsije Pa Korrupsion”; megjithatë YouTube dhe Facebook nuk janë partnerë apo sponsorë të konkursit. Konkuruesve iu bëhet me dije që me pjesëmarrjen në garë dhe ngarkimin e përmbajtjes në YouTube apo Facebook ata i nënshtrohen kushteve të shërbimit të YouTubit apo Facebookut dhe çdo marrëveshje me palët e treta që gjenden në to.
Dokumentet dhe materialet për këtë garë mund të shpallen dhe promovohen në platforma të ndryshme të mediave sociale, përfshirë Facebookun dhe Tëitter. Mirëpo, Facebook dhe Tëitter nuk janë partnerë apo sponsorë të konkursit, si dhe hyrja dhe administrimi i konkursit do të bëhen përmes emailit dhe YouTubit.
Si të hyni në garë
Nxënësit e klasave 5-8:
Nxënësit e klasave 5-8 ftohen të bëjnë një poster që trajton temën e konkursit: Rinia për një shoqëri pa korrupsion! Si mendoni që korrupsioni ndikon tek ju dhe komuniteti juaj dhe çfarë do dëshironit të bëhej ndryshe? Si mund ta ndaloni apo ta parandaloni korrupsionin në shkollën apo komunitetin tuaj dhe në jetën tuaj të përditshme në përgjithësi? Çfarë do të bënit për të promovuar meritokracinë në shkollë – një mjedis shkollor pa mashtrim dhe plagjiarizëm? Posteri duhet të ketë një titull dhe/apo slogan dhe duhet të jetë punë origjinale e nxënësit. Konkuruesit, e jo sponsorët e konkursit, janë përgjegjës për çfarëdo shkelje të pronës intelektuale. Konkuruesit nuk mund të dorëzojnë më shumë se një poster.
Posterat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, të skanuar në imazh .pdf apo .jpg, dhe t’i bashkëngjiten një emaili që përmban informacionin në të cilin mund të kontaktohet autori apo fizikisht përmes postës apo dorëzuesit, me një letër që përmban informacionin në të cilin mund të kontaktohet autori. Mënyra e dorëzimit nuk do të ndikojë në vlerësim.
Nxënësit nga klasa 5-8 që zgjedhin t’i dorëzojnë posterat e tyre në mënyrë elektronike marrin pjesë duke e dërguar versionin e skanuar të materialit në emailin bezkorupcije2017@gmail.com apo (për materialet në gjuhën shqipe) pakorrupsion@gmail.com bashkë me letrën e skanuar të lejes së nënshkruar nga prindi apo kujdestari ligjor. Emaili në të cilin janë bashkëngjitur materialet duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm për pjesëmarrësin: emrin dhe mbiemrin, shtetin ku banon, klasën dhe shkollën, adresën e emailit dhe numrin e telefonit/celularit si dhe titullin apo sloganin e posterit. Në titullin e emailit duhet të shkruhet emri i konkursit Bez korupcije apo Pa korrupsion! Posterat dhe fleta e lejes që dërgohen në mënyrë elektronike duhet të jenë në format .pdf apo .jpg.
Nxënësit e klasave 9-12:
Nxënësit e klasave të 9-ta dhe të vitit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollës së mesme ftohen të krijojnë një video origjinale që trajton temën e konkursit: Rinia për një shoqëri pa korrupsion. Si ndikon korrupsioni tek ju, komuniteti dhe shoqëria në vendin tuaj? Çfarë do të donit që të bëhej ndryshe? Si mund ta ndaloni apo ta parandaloni korrupsionin në shkollën dhe komunitetin tuaj si dhe në jetën e përditshme në përgjithësi? Çfarë do të bënit për të promovuar meritokracinë në shkollë – mjedis shkollor pa mashtrim dhe plagjiarizëm? Ngarkoni video me emrin tuaj të përdoruesit, duke i vendosur hashtag ose #pakorrupsion ose #bezkorupcije. Dorëzimi i videos mund të ngarkohet në çfarëdo formati apo madhësie që pranohet nga YouTube, por nuk duhet të jetë më e gjatë se tre minuta. Pasi videoja të ngarkohet në YouTube, ai do të konsiderohet si dorëzimi përfundimtar dhe nuk mund të ndryshohet, redaktohet apo zëvendësohet. Konkuruesit individual nuk mund të dorëzojnë më shumë se një video. Videoja e dorëzuar duhet të jetë punë origjinale e nxënësit përkatës dhe të zgjasë nga 1.5 deri në 3 minuta. Videot duhet të sjellin një mënyrë krijuese dhe novatore për të trajtuar çështjen se si secili nga ne mund ta luftojë korrupsionin në jetën tonë të përditshme.
Nxënësit e klasave të 9-ta dhe të vitit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollës së mesme marrin pjesë duke e ngarkuar materialin për garë në YouTube duke përdorur hashtagun #pakorrupsion ose #bezkorupcije. Pas ngarkimit të videos në YouTube, pjesëmarrësit dërgojnë një email në #pakorrupsion ose bezkorupcije2017@gmail.com në të cilin gjendet linku i videos, me informacionin e mëposhtëm për pjesëmarrësin: emri dhe mbiemri, data e lindjes, adresa e banesës, viti dhe shkolla, adresa e emailit dhe numri i telefonit/celularit, si dhe titulli i videos. Në titullin e emailit duhet të shkruhet emri i konkursit Bez korupcije apo Pa korrupsion si dhe duhet bashkëngjitur leja e nënshkruar apo deklarata që konfirmon se puna është origjinale, në varësi nga mosha e pjesëmarrësit. Deklarata duhet të jetë në format .pdf apo .jpg
Materialet që nuk e kanë të bashkëngjitur lejen/deklaratën e nënshkruar do të skualifikohen. Me dorëzimin e posterave dhe të videove, pjesëmarrësit bien dakord që ato të publikohen në media sociale apo në media të tjera.
Procesi i përzgjedhjes
Të gjitha materialet e dorëzuara do të vlerësohen nga komisioni dhe ato më të mirat në secilën kategori do të përzgjidhen në bazë të kritereve vijuese: aftësia krijuese, novacioni, të kuptuarit e çështjeve dhe problemeve të korrupsionit, idetë dhe sugjerimet, si dhe përshtypja e përgjithshme. Performanca teknike, teknologjia e përdorur dhe cilësia e imazhit nuk do të luajnë rol vendimtar në përzgjedhje, mirëpo komisioni do t’iu kushtojë vëmendje edhe atyre. Komisioni gjithashtu do të marrë parasysh moshën dhe pjekurinë e konkuruesit.
Komisioni do të përzgjedhë fituesit në nivel kombëtar në të dyja kategoritë, fituesit në nivel rajonal në të dyja kategoritë dhe fituesin e përgjithshëm rajonal.
Organizatori rezervon të drejtën të shqyrtojë dhe të miratojë çdo propozim a sugjerim dhe rrjedhimisht të heqë ndonjë propozim me qëllim parandalimin e manipulimeve dhe parregullsive të mundshme.
Të gjitha materialet e dorëzuara do të bëhen publike në faqen e Facebookut të konkursit Bez Korupcije Pa Korrupsion dhe pjesëmarrësit mund t’i ftojnë miqtë e tyre për të votuar (pëlqyer) propozimet e tyre dhe, në këtë mënyrë, t’i vijnë në ndihmë komisionit në përzgjedhjen e fituesve, ndonëse fituesit do të përzgjidhen vetëm në bazë të vendimit të komisionit.
Konkursi fillon më 27 tetor 2017. Materialet mund të dorëzohen ndërmjet datës 27 tetor dhe 27 nëntor. Vlerësimi fillon më 28 nëntor 2017 dhe përfundon më 5 dhjetor 2017. Fituesit do të shpallen zyrtarisht dhe do të njoftohen përpara ose në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor 2017 në faqen e Facebookut “Bez Korupcije Pa Korrupsion” dhe në kanalet e Ambasadës së SHBA-së në median sociale.
Kriteret e përmbajtjes
- Materialet nuk duhet të përmbajnë gjëra të turpshme, material haptazi seksual, lakuriqësi, sharje, dhunë grafike, thirrje për nxitje të dhunës, kërkesa me karakter tregtar apo publicitet. Materialet e dorëzuara duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e vendit dhe nuk duhet të kenë përmbajtje apo imazhe që mund të konsiderohen abuzive, nxitëse, denigruese apo fyese ndaj cilitdo sponsor të konkursit apo çfarëdo grupi, individi apo institucioni. Materialet e dorëzuaraduhet të respektojnë normat e diskursit civil si nga pamja ashtu edhe nga faktet. Me fjalë tjera, përmbajtja e të gjitha materialeve të dorëzuara duhet të jetë e përshtatshme për audiencën publike globale.
- Materialet e dorëzuara duhet të kenë përmbajtje origjinale të krijuar nga konkuruesi dhe nuk duhet të përmbajnë asnjë element që është i mbrojtur nga e drejta e autorit të dikujt tjetër apo që mund t’i përkasë pronës intelektuale apo të drejtave të patentuara të palës së tretë, përfshirë të drejtat e privatësisë dhe publicitetit (përveçse në rastet e lejuara shprehimisht më poshtë në pikën (d). Sponsorët e konkursit nuk japin leje për “përdorim të drejtë” të materialit që mbrohet nga e drejta e autorit. Gjithashtu, sponsorët e konkursit nuk japin leje për përdorimin e materialeve të licensuara të krijuara apo në pronësi të një pale të tretë.
- Sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën e skualifikimit, sipas gjykimit të tyre të vetëm dhe absolut, të çfarëdo materiali të dorëzuar që nuk i plotëson këto kritere apo qëllimin e thelbin e këtyre Rregullave Zyrtare të Konkursit.
- Në rast të ndonjë çështjeje apo dallimi në qëndrime në lidhje me respektimin, interpretimin apo zbatimin e këtyre kritereve të konkursit apo dispozitave tjera të Rregullave Zyrtare të Konkursit, sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën ekskluzive për t’i zgjidhur çështjet apo dallimet në pikëpamje, sipas gjykimit të tyre të plotë.
- Me dorëzimin e videos apo posterit për konkurs, konkurenti konfirmon që ai/ajo e ka siguruar miratimin me shkrim nga të gjithë individët, imazhet apo ngjasimi i të cilëve paraqitet në video apo në poster (apo nga prindi/kujdestari ligjor i individit nëse ndonjëri nga ata konsiderohet i mitur në shtetin ku banon), si dhe që ai ajo i ka siguruar të drejtat, autorizimet, miratimet dhe lejet për përdorimin e të gjitha materialeve si muzika, imazhet, teksti dhe përmbajtja tjetër në materialin e dorëzuar. Konkuruesi më tej konfirmon që ai ose ajo është i/e gatshme për të ofruar dokumente të besueshme për cilindo dhe të gjitha miratimet, licencat, etj. nëse ato kërkohen. Mosmarrja e atyre të drejtave, miratimeve, autorizimeve dhe lejeve, mund të rezultojë në diskualifikim të video materialeve sipas gjykimit të plotë dhe absolut të sponsorit të konkursit.
- Redaktimi i video-materialit: Lejohen të gjitha teknikat konvencionale të redaktimit të videove. Videot mund të redaktohen përmes përdorimit të çfarëdo programi në çfarëdo formati, por duhet të kompresohen dhe të dorëzohen në formatin që pranohet nga platforma YouTube.
Kriteret e pranimit
- Konkurentët duhet të jenë të regjistruar në shkollë dhe nuk duhet të jenë më të vegjël se 10 vjeç në datën e futjes në garë. Për personat nën moshën 18 vjeç kërkohet pëlqimi i prindit apo kujdestarit ligjor siç është përshkruar më lart tek “Si të hyni në garë.” Konkuruesit duhet të jenë banorë të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Serbisë dhe nuk mund të jenë shtetas të SHBA-së apo banorë të ligjshëm të përhershëm të SHBA-së.
- Personi që dorëzon materialet do të konsiderohet si konkurenti i vetëm dhe do të jetë i vetmi person me të drejtë për të konkuruar për çmimin. Organizatat nuk kanë të drejtë që të garojnë për çmimin, qoftë si subjekte apo përmes përfaqësimit nga ndonjë individ. Për të pasur të drejtën për fitimin e çmimit, konkurenti duhet të ofrojë informacion të plotë dhe të saktë.
- Individët në vijim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs: Punonjësit, praktikantët, drejtorët dhe zyrtarët e sponsorëve të konkursit apo Qeverisë së SHBA-së, apo ndonjë punonjës, praktikant, drejtor apo zyrtar i çfarëdo agjencie, kompanie apo subjekti të përfshirë në administrimin, reklamimin, vlerësimin, krijimin, zhvillimin, ekzekutimin, dhe/apo përmbushjen e kësaj gare, si dhe anëtarët e familjes së ngushtë (si bashkëshorti/ja, partneri i njohur, prindi, fëmija, vëllai/motra, dhe apo “fëmija i bashkëshortit/es, a njerka/njerku” e cilitdo) dhe ata që jetojnë në të njëjtën shtëpi me cilindo nga këta individë.
- Porsa të jetë pranuar materiali i dorëzuar për pjesëmarrje në konkurs, emri i konkuruesit (apo emri i përdoruesit, në rast se konkuruesi dëshiron të mbetet anonim) dhe shteti mund të identifikohen publikisht dhe kjo është në liri të plotë të veprimit të konkuruesit.
- Fituesit mund të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë publike që do të organizohet nga sponsorët e konkursit.
Përzgjedhja e fituesve
- Të gjitha materialet e dorëzuara për konkurim i nënshtrohen kontrollit paraprak nga punonjësit e Ambasadës së SHBA-së për të siguruar pajtueshmërinë me Rregullat Zyrtare të Konkursit. Çdo material i dorëzuar që nuk i plotëson kriteret nuk do të postohet. Ambasada e SHBA-së e rezervon të drejtën në gjykimin e saj të plotë dhe absolut për të verifikuar në analizën përfundimtare nëse finalisti i mundshëm apo materiali i mundshëm për t’u shpallur fitues i ka respektuar tërësisht këto Rregulla Zyrtare të Konkursit para postimit në faqen e garës, para dhënies së çmimit, njohjes si fitues etj.
- Gjyqtarët: Komisioni i garës do të përbëhet nga personeli i ambasadave të SHBA-së në shtetet pjesëmarrëse
- Kriteret e vlerësimit: Materialet më të mira të dorëzuara në konkurs do të zgjidhën nga komisioni. Komisioni do ta vlerësojë krijimtarinë dhe imagjinatën në tregimin e ngjarjes dhe origjinalitetin e idesë. Performanca teknike dhe teknologjia e përdorur nuk janë element vendimtar për vlerësim. Gjyqtarët do ta marrin parasysh moshën dhe pjekurinë e garuesit. Materialet e dorëzuara do të vlerësohen me notën 1 deri 5.
- Fituesit: Secilit fitues dhe/apo finalist do t’i kërkohet të nënshkruajë dhe të dorëzojë tek sponsorët e konkursit një deklaratë të pranimit dhe përgjegjësisë/kumtesë për publikim, të ofrojë një biografi të shkurtër (aty ku kërkohet) si dhe një deklaratë të shkurtër në lidhje me materialin e dorëzuar; përndryshe fituesi apo finalisti nuk do të ketë të drejtë të tërheqë çmimin. Pamundësia e sponsorëve të garës për ta kontaktuar fituesin e mundshëm mund të rezultojë në skualifikim dhe/apo përzgjedhjen e një fituesi tjetër të përzgjedhur nga materialet tjera të pranuara.
- Fituesit dhe finalistët mund të shpallen në faqen e internetit të Ambasadës dhe/apo faqet e mediave sociale. Fituesit dhe finalistët mund të zgjedhin të përdorin një pseudonim në vend të emrit të tyre të vërtetë dhe mund të kërkojnë që informacioni që i identifikon ata të mbahet i fshehtë.
Çmimi(et) Çmimi i 1-rë: iPad Mini 2 Çmimi i 2-të: Kamerë GoPro Çmimi i 3-të: Kindle
Fituesit duhet të konfirmojnë pranimin e çmimit përmes përgjigjes me email brenda tri ditëve kalendarike. Në rast se nuk konfirmohet pranimi deri në datën e kërkuar, sponsorët e garës rezervojnë të drejtën për të përzgjedhur një fitues tjetër. Secili fitues duhet të japë një adresë të vlefshme postare ku duhet të dërgohet çmimi, nëse çmimi i fituar do të dërgohet me postë. Sponsorët e garës nuk janë përgjegjës për asnjë problem në lidhje me dërgimin e cilitdo çmim, përfshirë por pa u kufizuar në: vjedhjen, vonesën, dëmtimin apo shkatërrimin/humbjen aksidentale nga bartësi i dërgesës.
- Çfarëdo pjese e papërdorur e çmimit nuk mund të transferohet, konvertohet apo shkëmbehet dhe nuk mund të merret në pará në dorë. Të gjitha tatimet në lidhje me çmimin dhe pasojat e deklarimit të tij, janë përgjegjësi e vetme dhe ekskluzive e fituesit.
Detyrimet dhe të drejtat
- Sponsorët e konkursit nuk miratojnë asnjë material të dorëzuar apo mesazh të shprehur në të dhe sponsorët e garës mohojnë shprehimisht çfarëdo përgjegjësie në lidhje me materialet e dorëzuara përfshirë kundërshtimet e mundshme ndërmjet bashkëpunëtorëve në lidhje me materialin e dorëzuar.
- Konkursi dhe sponsorët e tij nuk lejojnë aktivitete të shkeljes të së drejtës së autorit apo shkelje të çfarëdo të drejte tjetër të pronës intelektuale, si dhe sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën për largimin dhe skualifikimin e çdo materiali të dorëzuar që ata e konsiderojnë se shkel të drejtën e autorit të palës tjetër apo të drejtat e tjera të pronës intelektuale.
- Konkurentët në mënyrë specifike pranojnë që t’u japin leje sponsorave të konkursit për përdorimin e të gjithë përmbajtjes së dorëzuar për qëllime të vlerësimit të garës. Finalistëve dhe/apo fituesit do t’u kërkohet që t’u japin sponsorëve të konkursit lejen e shfrytëzimit me atributet e duhura përmes çfarëdo mjeti që e konsiderojnë të duhur, për mbarë botën, jo-ekskluzive, pa të drejtat e autorit, të nënlicensueshme dhe të transferueshme, për ta riprodhuar, shpërndarë, përgatitur punë derivative nga ajo dhe/apo për të shfaqur materialin e dorëzuar, në çfarëdo formati të medias dhe përmes cilitdo kanal të medias në vazhdimësi në lidhje me aktivitetet dhe funksionet e konkursit.
- Konkurenti merr përgjegjësinë e plotë për materialin e dorëzuar në konkurs dhe pjesët e materialit që gjenden në të dhe për çdo pasojë të dorëzimit apo postimit të tij.
- Sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën që në çdo kohë, të verifikojnë vlefshmërinë e materialeve dhe konkurentëve dhe të skualifikojnë çdo konkurent apo material që konsiderohet se nuk i respekton këto Rregulla Zyrtare të Konkursit. Sponsorët e konkursit gjithashtu rezervojnë të drejtën për të kërkuar dokumente shtesë, në gjykimin e tyre të plotë dhe absolut, për të verifikuar pranueshmërinë dhe respektimin e këtyre Rregullave Zyrtarë të Konkursit.
- Në rast se çmimi apo çfarëdo pjesë e tij nuk është në dispozicion, sponsorët e konkursit, në gjykimin e tyre të plotë rezervojnë të drejtën e zëvendësimit të çmimit me një çmim tjetër me specifikime apo vlerë të njëjtë apo më të madhe.
- Sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën, që në çdo kohë dhe në gjykimin e tyre të plotë, ta skualifikojnë dhe/apo ta konsiderojnë jo të përputhshëm cilindo individ për të cilin ata me arsye besojnë se (i) ka shkelur Rregullat Zyrtare të Konkursit; (ii) ka shkelur kushtet e përdorimit të platformës, apo (iii) është duke vepruar me keqbesim, apo në mënyrë të pandershme apo penguese, apo me qëllimin për të zemëruar, abuzuar, kërcënuar apo ngacmuar cilindo person tjetër.
- Sponsorët e konkursit rezervojnë të drejtën për të ndryshuar, pezulluar, përfunduar apo ndërprerë garën sipas gjykimit të tyre për çfarëdo arsye.
- Konkurenti bie dakord që t’i dëmshpërblejë apo të mos i mbajë përgjegjës sponsorët e konkursit, kompanitë e tyre mëmë, vartëse apo degë, zyrtarët, drejtorët, punonjësit, praktikantët dhe agjentët nga çdo lloj pretendimi, dëmtimi, detyrimi, humbjeje, kostoje apo borxhi dhe shpenzimi (përfshirë por pa u kufizuar në tarifat e avokatit) që lindin nga (i) shkelja e Rregullave Zyrtare të Konkursit; (ii) shkelja e të drejtave të cilësdo palë të tretë, përfshirë pa asnjë kufizim çfarëdo të drejte të autorit, marke tregtare, prone intelektuale, privatësie, publiciteti, apo të drejta të tjera të patentuara në lidhje me konkursin; apo (iii) çdo pretendim që dorëzimi i materialit të garës i ka shkaktuar dëm, përfshirë atë financiar, ndaj çfarëdo pale të tretë. Këto detyrime të dëmshpërblimit dhe mosmbajtjes përgjegjësi do të vlejnë për kohë të pacaktuar përtej përfundimit të konkursit.
- Procedura, vlerësimi dhe dhënia e çmimeve do të bëhet në pajtim të plotë me të drejtën e SHBA-së dhe të drejtën e shtetit pritës. Në rast të konfliktit ndërmjet të drejtës së SHBA-së dhe asaj të shtetit pritës, përparësi merr e drejta e SHBA-së.
- Sponsorët e konkursit dhe qeveria e SHBA-së marrin masa të arsyeshme për të mbrojtur të dhënat konfidenciale, informatat që identifikojnë personin dhe të dhënat e tjera të ndjeshme të konkurentëve. Informacioni i kontaktit i dhënë nga konkurentët mund të ruhet nga Ambasada e SHBA-së në Zagreb dhe mund të përdoret për të kontaktuar konkurentët për qëllime tjera në të ardhmen. Këto informata mund të ndahen me bashkë-sponsorët e garës dhe/apo t’u vihen në dispozicion palëve të treta sipas kushteve të lejuara me ligj.
- Sponsorët e konkurimit nuk marrin kurrfarë detyrimi apo përgjegjësie për çfarëdo humbje a dëmi që rezulton nga pjesëmarrja e përdoruesit apo përpjekja për të marrë pjesë në garë apo aftësia apo paaftësia për t’i ngarkuar, dërguar përmes postës apo dërguesit, apo dorëzimit në mënyra tjera të materialeve të tyre të garës apo për të marrë informacion në lidhje me pjesëmarrjen në garë. Sponsorët e garës nuk marrin asnjë përgjegjësi apo detyrim për çfarëdo problemi në lidhje me dërgimin e materialeve të garës, përfshirë por pa u kufizuar vetëm në: vjedhjen, vonesën, dëmtimin, apo shkatërrimin/humbjen aksidentale nga problemet teknike të dorëzimit postar apo prishjet teknike që dalin në lidhje me funksionimin e garës, përfshirë: gabimet harduerike dhe softuerike; defektet në kompjuter, telefon, kabllo, satelit, rrjet, elektronikë, apo probleme tjera të lidhjes pa tela apo të internetit apo me komunikimet tjera online; gabimet apo kufizimet në ndonjërin nga ofruesit e shërbimit të internetit, serverë, host apo ofrues; dërgime të ngatërruara apo të gabuara të të dhënave; dështim të dërgimit apo pranimit të emailit; dërgime të humbura, të vonuara apo të përgjuara të emailave; pamundësia e hyrjes në faqen e garës në tërësi apo pjesërisht për çfarëdo arsyeje; mbingarkimi i komunikacionit të internetit apo faqes së internetit; ndërhyrja njerëzore apo jonjerëzore e paautorizuar në funksionimin e konkursit, përfshirë pa kufizime, ngatërrimin e qëllimshëm, hakimin, vjedhjen, viruset, si dhe ato që quhen “çimka (bugs)” apo “krimba (worms)”; apo shkatërrimin e cilitdo aspekt të konkursit apo humbjen, keqllogaritjen, keqdrejtimin, pamundësinë e qasjes apo mosekzistimin e llogarisë së postës elektronike që përdoret në lidhje me konkursin.
- Përdorimi i faqes së konkursit bëhet në rrezik të vetë përdoruesit. Sponsorët e konkursit nuk janë përgjegjës për çfarëdo lëndimi personal, dëmtim prone apo humbje të çfarëdo lloji që mund t’i shkaktohet pajisjes kompjuterike që rezulton nga pjesëmarrja në konkurs, përdorimi i faqes së konkursit apo shkarkimi i informacionit nga faqja e konkursit. Me pjesëmarrjen në konkurs, konkurenti i liron sponsorët e konkursit nga çfarëdolloj pretendimi që rrjedh nga pjesëmarrja e këtyre konkurentëve në konkurs, qoftë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi.
- Sponsorët e konkursit nuk janë përgjegjës në rast se ndonjë pjesë e tij anulohet apo vonohet për shkak të motit, zjarrit, sulmit, akteve të luftës a terrorizmit, apo çfarëdo shkaku tjetër.
Njoftimi zyrtar mund të lexohet duke klikuar në këtë LINK