Konkursi i Projekt-Ideve

Shoqata Kulturore Ardhmëria – Dega Shkodër, njofton hapjen e konkursit të projekt ideve për nxënës, studentë dhe post-studentë.

Konkursi i projekt ideve ka për qëllim të mbështesë të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin të sjellin në jetë ëndërrat e tyre.
Të rinjtë që mund të marrin pjesë në këtë konkurs duhet të jenë brenda grup-moshës 15 – 25 vjeç.

Disa nga fushat në të cilat do të mund të konkurohet janë:
Sociale,
Kulturore,
Akademike,
Kërkim Shkencor,
Edukim,
Inovacion,
Sport,
Aktivizim rinor,
Etj.

Konkurimi mund të bëhet nga individë, si dhe nga grupe (formale ose jo-formale) në jo më shumë se tre vetë.

Afati për dërgimin e koncept – ideve është data 15 Qershor 2016.

Idetë do të kalojnë në dy faza pranimi, ku pas fazës së parë individët/grupet do t’i nënshtrohen një proçesi trajnimi.

Formulari i aplimimit mund te shkarkohet ketu: https://www.dropbox.com/s/le5qvlmw…/Formular%20Aplikimi.doc…

Koncept ide-të duhet të dërgohen në adresën: ardhmeriashkoder@hotmail.com

Leave a Comment