Konkursi i eseve dhe arteve të bukura/ “Evropa ime”

Në kuadër të 30 vjetorit të Programit Erasmus, Zyra Erasmus+ në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Rrjeti i Informimit i BE-së organizojnë Konkursin me ese dhe arte të bukura “Evropa ime”.

Ky konkurs ka për qëllim përdorimin e artit për të përshkruar sesi ka ndikuar përvoja Erasmus në jetën e individëve që kanë përfituar nga Programi Erasmus+ apo pararendësit e tij (Tempus, Erasmus Mundus, Jean Monnet, Youth). Katergoritë në të cilët pjesëmarrësit mund të konkurojnë janë: esse, fotografi, vizatim, pikturë, video, skulturë, qeramikë

Të gjitha krijmet mund të paraqiten brenda datës 25 Tetor 2017 në këto forma komunikimi në adresën e Zyrës Shqiptare Erasmus+:Sheshi Skënderbe, Pallati i Kulturës, Kt.3; ose me email në: albania@erasmusplus.al me subjekt “Evropa ime”.

No automatic alt text available.

Share This:

Leave a Comment