Konkurs/ “Të vdesësh me një buzëqeshje”

Afati i aplikimit: 19 Tetor 2015
Kush mund të aplikojë?

Dizenjues, studentë, mësues dhe çdokush nga e gjithë bota, mbi 18 vjeç të interesuar në këtë temë
Çmimet: Kompjutera, kamera dhe çertifikata

Përshkrimi

MUMEDI, Muzeu Meksikan i Dizajnit, përfaqësuar nga Fondacioni MUMEDI, i bën thirrje studentëve, mësuesve, profesionistëve dhe të gjithëve të interesuar në këtë temë, për të marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Posterit “Të vdesësh me një buzëqeshje” 2015. Ky është një konkurs që paraqitet si një ushtrim për dizajn të mirë, i destinuar për të stimuluar kreativitetin, kështu që të gjithë mund të shohin diversitetin dhe pasurinë e gjuhës në kultura të ndryshme nëpër botë, duke i dhënë nga çdo pjesëmarrës stilin e tyre të veçantë.

Kriteret

Konkursi është i hapur për dizenjuesit në përgjithësi ose për njerëz me njohuri në grafikë dhe për të gjithë të interesuarit në këtë temë nga çdo kombësi, mbi moshën 18 vjeçare. Aplikantët mund të hyjnë në garë si një individ ose grup me jo më shumë se tre pjesëmarrës, në këtë rast duhet të vendoset një përfaqësues. Secili pjesëmarrës ose grup i pjesëmarrësve mund të paraqesin deri në 3 punime të cilat duhet të kenë dimensione 60 x 90 cm në format vertikal.

Çmimet

Do të jepen çmimet e mëposhtme:

Çmimi i parë:

  • Kompjuter Apple Mac Air;
  • Qëndrim tre netë në unik Boutique Hotel të MUMEDI, ushqim të përfshirë në restorantin MUMEDI. Rezervim paraprak dhe disponibilitet deri në një vit pas fitimit të çmimit.
  • Lomography Camera “Sardina Model”;
  • Çertifikatë dhuratë prej 3,000 pesos ( rreth 180 USD) për të blerë në MUMEDI Shop, i specializuar për dizanj.

Çmimi i dytë:

  • Apple iPad Mini;
  • Lomography Camera “Fisheye Model”;
  • Çertifikatë dhuratë prej 2,000 pesos ( rreth 120 USD) për të blerë në MUMEDI Shop, i specializuar për dizanj

Çmimi i tretë:

  • Lomography Camera “Pop 9 Model”;
  • Çertifikatë dhuratë prej 1,000 pesos ( rreth 80 USD) për të blerë në MUMEDI Shop, i specializuar për dizanj

Çmimi tjetër

  • Lomography Camera “Action Sampler Model”;
  • Çertifikatë dhuratë prej 1,000 pesos ( rreth 80 USD) për të blerë në MUMEDI Shop, i specializuar për dizanj

Një përzgjedhje e 300 ose 400 posterave më të mirë do të ekspozohen në MUMEDI, për një periudhë prej 3 deri në 4 muaj. Dhe në fund të vitit 2016 ekspozita do të ‘udhëtojë’ në Spanjë dhe Finlandë.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 19 tetor 2015. Çdo pjesëmarrës duhet të regjistrohet në online në këtë LINK dhe të zgjidhni opsionin “2015  To  Death  with  a  Smile  Poster  Contest”.

Materialet dixhitale duhet të ruhen në një CD o DVD të shoqëruar me Registry Sheet, kopje të letërnjoftimit (pasaportë, licensë, etj), të gjithë dokumentat me të gjitha udhëzimet dhe autorizimin për riprodhim dhe komercializim dhe dërgojini ato të gjitha në një zarf për:

The Mexican Museum of Design
Francisco I. Madero 74
Colonia Centro
México C.P 06000 D.F. MEXICO

Dokumentat dixhitale gjithashtu mund të dërgohen me Google Drive, WeTransfer, ose Dropbox për info@mumedi.org, shoqëruar me Registry Sheet, të gjithë dokumentat me udhëzimet dhe kopje të letërnjoftimit (pasaportë, licensë etj).

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare ose thirrjen zyrtare.

Leave a Comment