Konkurs/ Power Up Community

Në kuadër të javës së rinisë, Qendra ACT for SOCIETY me mbështetjen e Raiffesien Bank dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, hap thirrjen për aplikime mbi projektin më të ri “Power Up Community”. Kjo platformë e re konkursi synon fuqizimin e të rinjve duke i dhënë mundësinë të kontribuojnë në komunitetet e tyre nëpërmjet ideve inovative në zgjidhjen e problemeve sociale. Të rinjtë nga mosha 16-25 vjeç inkurajohen të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij projekti ku do të kenë mundësinë të punojnë në grupe duke u përfshirë në proçese konkrete të hartimit dhe implementimit të një projekti social. Power Up Community do të finalizohet me një event dy ditor që do të zhvillohet pranë Qendrës Rinore të Tiranës. Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit do të ndahen në grupe pune, do të zhvillojnë idenë e tyre, do të trajnohen dhe mentorohen mbi hartimin e projektit social. Gjatë ditës së dytë, do të prezantohen idetë e punuara për një audiencë më të gjerë dhe komisionin e vlerësimit. Në përfundim të këtij konkursi, do të jepen tre çmime fituese për tre idetë më të mira në vlerë monetare prej 70000 lekë si dhe do të ofrohet asistencë teknike e vazhdueshme për t’i implementuar këto ide. Ky event do të ketë një numër të limituar prej 35 pjesëmarrësish ndaj nxitoni të aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm. Afati i fundit i aplikimit është 30 nëntor 2017.
Për më shumë informacion, klikoni në këtë LINK
Njoftimi zyrtar mund të gjendet në këtë LINK

Leave a Comment