Konkurs/ Posteri më i mirë me ilustrime
Shoqata e Ilustruesve në partneritet me Muzeun e Transportit të Londrës hap thirrjen për aplikime për Çmimin Poster me Ilustrime 2019.
Këtë vit tema është: Historitë e Londrës.
Përgjatë shekujve, Londra ka prodhuar dhe frymëzuar histori të panumërta. Personazhet imagjinare ose të vërteta dhe ngjarjet në këtë qytet të mahnitshëm kanë magjepsur gjithnjë njerëzit, nga miti urban anekdotik në tregimet e mëdha të legjendave historike, nga e përditshmja tek kuriozët dhe nga e kaluara deri në të tashmen. Qëllimi i Çmimit të Posterit për konkursin e Ilustrimit 2019 është të tërheqë vepra arti të gjalla e frymëzuese.
Artistët janë të ftuar për të kapur vizualisht një tregim të njohur ose pak të njohur në një ilustrim të vetëm. Të gjitha historitë, aktuale apo historike, reale apo imagjinare që shfaqin këtë qytet të mrekullueshëm mund të përfsihen. Imagjinata juaj është kufiri. Historitë mund të jenë të shikuara në një film apo lojë, të dëgjuara në poezi ose muzikë, ose të lexuara në letërsi. Ato mund të jenë anekdota familjare, ose një përshtypje e vrojtimeve tuaja të përditshme. Historia juaj vizuale mund të frymëzohet nga historia e Londrës ose jetesa bashkëkohore e qytetit.
100 punimet e përzgjedhura nga paneli i gjyqtarëve do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun e Transportit në Londër, i cili do të hapet nga shkurti deri në verën e 2019. Fituesit do të shpallen në një event gjatë javës së hapjes së ekspozitës.
Koleksioni i artit grafik i Muzeut të Transportit në Londër është një nga më të mirat në botë dhe përfshin mbi 5.000 postera dhe vepra arti nga artistë të njohur, përfshirë Man Ray, Laura Knight dhe Edward McKnight Kauffer.
Kriteret:
Konkursi është i hapur për ilustratorët dhe studentët e ilustrimit nga e gjithë bota. Pjesëmarrja është pa pagesë.
Çmimet:
- Çmimi i parë: 2.000 dollarë. Imazhi fitues do të shfaqet në Muzeun e Transportit në Londër dhe në rrugët nëntokësore të Londrës;
- Çmimi i dytë: 1,000 dollarë;
- Çmimi i tretë: 750 dollarë.
Afati: 16 korrik 2018
Si të aplikoni?
Ju lutemi lexoni me kujdes kushtet e pjesëmarrjes. Do t’ju kërkohet t’i pranoni kushtet para se të na dërgoni ilustrimin tuaj në konkurs. Për të dërguar punën tuaj klikoni KËTU.
Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.