Konkurs për të rinj/ Pyet gjyshërit
Konkursi “Pyet Gjyshërit” vazhdon traditën edhe këtë vit me edicionin e tij të katërt duke ftuar të rinjtë 15 – 19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri (1944-1997) përmes një punimi kreativ multimedial në mënyrë individuale ose në grup.
Kriteret:
- Punimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze.
- Çdo konkurrues mund të përfaqësohet vetëm me një punim.
- Punimet e dorëzuara duhet të kenë të bëjnë me temën e konkursit.
- Pranohen vetëm punë origjinale që nuk janë paraqitur në aktivitete të ngjashme.
- Të gjitha produksionet (audio, video etj.) nuk mund të jenë më gjata se 3 minuta. Kujdes: Çdo punë që e kalon këtë minutazh do të skualifikohet.
- Punimet që përmbajnë elemente racizmi etnik, gjinor, seksual etj. nuk do të pranohen në konkurrim.
- Konkursi është pa pagesë.
Konkursi do të shpallë gjithsej 3 çmime: 1 çmim për secilën kategori të punimit individual dhe në grup, si edhe 1 çmim të publikut.
Punimet finale dhe formulari i aplikimit duhen dërguar në adresën konkursi@idmc.al . Aplikimet hapen më 6 nëntor 2019.
Afati i aplikimit: 5 janar 2020
Fituesit do të shpallen në shkurt 2020 gjatë aktivitetit DITËT E KUJTESËS.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.