Konkurs për të rinj në Shqipëri

Qendra Shqiptare për Qeverisjen e Mirë me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Student Economic Forum, Forumit Kombetar të Studentëve Shqiptar dhe Albanian Young Leaders Forum ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e forumit me temë “Studentët për Qeverisjen e Mirë”, i cili do të mbahet me datë 10 Nëntor 2018, Ora 10:00 – 14:00, Vendi: Tirana International Hotel.

Forumi është konceptuar të jetë një takim i hapur diskutimi ndërmjet studentëve, drejtuesve të universiteteve, politkanëve dhe vendimmarrësve. Ky forum ka si qëllim të bashkoj dhe përball studentët me njëri-tjetrin, me politikbërësit, me vendimmarrësit dhe me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë.

Forumi Kombëtar i Studentëve Shqiptar beson fort në vlerat, parimet dhe të drejtat europiane të studentëve, ndaj ka një ftesë të sinqertë për çdo student/e, të ri/re, maturant/maturante i/e cili/a e ndjen veten pjesë të këtyre vlerave dhe beson fortë se kërkon ndryshimin e realitetit studentor shqiptar, atherë është i/e mirëpritur të bëhet pjesë e këtij forumi dhe konkursit “StudentsProblem”.

► Si mund të bëhesh pjese e konkursit “StudentsProblem”?

Studentët, të rinjtë dhe maturantët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në konkursin “StudentsProblem” duhet të dërgojnë në linkun e mëposhtëm të aplikimit një ese e cila duhet të ketë në fokus sfidat dhe problematikat e studentëve shqiptar në kuadrin e qeverisjes së mirë. Afati përfundimtar i dorëzimit të ese-ve është data 31 Tetor 2018. Ese-ja duhet të jetë jo më pak se 800 fjalë (max 2 faqe A4), madhësia e shkrimit 12, Times New Roman, struktura dhe stili i ese-së është e lirë.

► Kush mund të aplikojë?

– Studentët
– Të rinjtë
– Maturantët

► APLIKO KËTU:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf8Cqbudw8NXZ1lG8CU8kkKtBGlKFeBO5hWZWrzbfdBpW1Tag/viewform

► Afati përfundimtar i Aplikimit

– 31 Tetor 2018

► Çmimet e Konkursit

Në këtë konkurs do të përzgjidhen fituesit e 3 eseve më të mira, të cilët do të vlerësohen me çmimet e mëposhtme.

Çmimi parë – 300 euro
Çmimi dytë – 200 euro
Çmimi tretë –100 euro

► Të gjithë pjesëmarrësit e konkursit do të paisen me Certifikatë Pjesëmarrje.

► Menyra e vlerësimit

– 50% e vlerësimit do të mbështetet në impakti që do ketë ese-ja në rrjetet sociale, dhe 50% nga një juri profesionistësh të përzgjedhur.

► Botimi Ese-ve

Të gjitha ese-të që do të përzgjidhen për të qënë pjesë e këtij konkursi do të botohen në një libër të vetëm, i cili do të shpërndahet ditën e organizimit të këtij forumi.

► Për çdo paqartësi na kontaktoni në:

e-mail: fes@ubt.edu.al ose
ne faqen e facebook-ut Student Economic Forum

Leave a Comment