Konkurs për të rinj/ Liria e besimit dhe toleranca fetare në Shqipëri

Je një i ri/re (15-25 vjeç) i pasionuar pas artit të videografisë dhe dëshiron të japësh mesazhe që dëshmojnë dhe nxisin lirinë fetare, tolerancën dhe dialogun ndërfetar, si vlera themelore të shoqërisë shqiptare? Dërgo video tënde për këtë konkurs nga 1 shtator – 15 tetor 2019. Konkursi është i hapur si për individë dhe grupe të cilët mund të punojnë për një video mbi këtë temë.
10 videot më të mira, që pasqyrojnë qartë temën dhe japin mesazhe për nxitjen e lirisë fetare, tolerancës dhe dialogut ndërfetar, si vlera themelore të shoqërisë shqiptare, do të marrin çmime.
Gjatësia e sugjeruar e videos është nga 30 sekonda deri në 2 minuta. Video duhet prodhohet në mënyrë amatore pa asistencën e profesionistëve, por mund të bëhet duke përdorur çdo teknologji ose mjet i cili mundëson filmimin si kamera, aparat celular ose dhe në teknikën e animacionit.

Kriteret e pranimit për pjesëmarrësit janë:
• Përputhshmëria e përmbajtjes së videos me temën.
• Video duhet te krijohet për këtë konkurs, pra video te shfaqura ose publikuara më pare nuk do të pranohen.
• Gjatësia e videos duhet të jetë jo më shumë së 2 minuta, duke përfshirë dhe pjesën e titrave nëse ka.
• Video duhet te filmohet ne formatin Horizontal.
• Videot duhet të prodhohen në gjuhen shqipe.
• E drejta e autorit për videon e paraqitur i mbetet pjesëmarrësit dhe organizatorëve të konkursit.

Videot do të përzgjidhen nga një juri prej 4 personash që do të bëjë vlerësimin e tyre.
Në përputhje me parashikimet Ligjore të përcaktuara në Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, është në përgjegjesinë e secilit prej pjesëmarresve që të sigurojnë se të gjitha videot janë marrë me autorizimin paraprak të subjekteve ose nëse ka të mitur me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor, të shprehur në mënyrë të shkruar. Pjesëmarrësit duhet të garantojnë dhe të jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë të disponimit të së drejtës së autorit për aplikimin dhe të drejtën e përdorimit të videos, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Gjithashtu, pjesëmarrësit duhet të garantojnë se aplikimi dhe pjesëmarrja e tyre për t’u përfshirë në garë nuk cënon të drejtat e privatësisë, të drejten e autorit ose ndonjë të drejtë tjetër të ndonjë personi të tretë.
Fituesit do të shpallen në mediat sociale të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Afati i fundit për dorëzimin e videos tuaj është 15 tetor, ora 17.00 në adresën: office@ahc.org.al

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment