Konkurs për pjesëmarrje në ASA Colony

RREGULLAT:
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë krijuesit artistët, stilistët dhe arkitektët nga Shqipëria dhe mbarë trevat Shqipfolëse.
Krijuesit mund të konkurojnë me një ose më shumë se një punim apo skicë- ide, në teknika të ndryshme të artit pamor dhe arkitekturës.
Veprat/skicat duhet ti përmbahen tematikave historike mbi vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Punimet do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe do të përzgjidhen nga juria profesionale;
Skicë-idetë e autorëve krijues që do ti përmbahen temës për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e kolonisë që do të zhvillohet në Qytetin e Vitisë nga data 20-22 Prill 2018 për të realizuar/finalizuar punimet/skicë-idetë.
Këto punime do të jenë automatikisht të përzgjedhura për pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar “ASA Awards” edicioni i 7-të.
Afati për aplikim:
Punimet mund të dorëzohen online ne formatin JPEG ose PDF në adresën e emailit: qendra.asa@gmail.com , krijimet do të pranohen nga data: 1 Prill deri më 13 Prill ora 23:59, 2018.
Krijuesit e përzgjedhur do të njoftohen ditën e hënë nëse janë përzgjedhur të jenë pjesë e kolonisë.
Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni në:
Tel: +355 69 77 40 40 6
Email: qendra.asa@gmail.com