Konkurs për nxënës

Cila ëshë tema?

Ndërtesa, letërsi, festa, muzikë, kërcime, gjuhë, artizanat, kuzhinë etj: trashëgimia kulturore ka shumë forma. Na trego një / disa prej tyra, të cilat të shoqërojnë në jetën e përditshme.

Kërkohet një video e shkurtër dhe e veçantë (20-30 sekonda). Videot më origjinale do të vlerësohen me çmim.

Çfarë mund të fitosh?

Çmimi kryesor është pjesëmarrja në kampin veror ndërkombëtar në Greqi në Ano Chora, në afërsi të Nafpaktos ose në Athinë.

Periudha: 6 – 15 korrik 2018.
Në kuadrin e këtij programi Goethe-Institut në Tiranë ofron dhe formate të tjera si dhe mundësi për t’ju mbështetur në mënyrë individuale.

Kush mund të marrë pjesë?

Konkursi u drejtohet nxënësve, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollat e tyre dhe kanë nivelin A2 – B1. Mund të aplikojnë nxënës të grupmoshës 13 deri 15 vjeç.

Çfarë mund të përdor për videon time?

Ju mund të xhironi një video me telefon dhe të punoni me aplikacione të ndryshme. Nëse përdorni muzikë sigurohuni paraprakisht për të drejtën e autorit.

Cilat kritere duhen marrë parasysh? Duhen marrë parasysh kritere të caktuara, në mënyrë që videoja juaj të marrë pjesë në konkurs:

  • Në qendër të saj duhet të jetë tema “trashëgimia kulturore”
  • Ideja duhet të jetë punim i juaji. Nëse merrni ndihmë nga të tjerët duhet ta deklaroni atë. Duhet t’u përmbaheni të dhënave në lidhje me kohëzgjatjen e spotit.
  • Videoja duhet dorëzuar brenda datës 20.04.2018 me Mail ose WeTransfer në adresën stipendien@goethe.al.

Mirëpresim idetë tuaja!

Stafi i Goethe-Zentrum

Leave a Comment