Konkurs për artikuj/Muaji i Evropës

#Përfshihu #EMAThirrjeAplikime #EUDAY2017 Në kuadër të Ditës së Europës 9 maj 2017, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) mbështetur nga European Movement International dhe Europe for Citizens Programme hap thirrjen për Konkursin e Artikullit më të mirë. Ftojmë të rinj, studentë, hulumtues, kërkues e gazetarë të rinj, të japin skenarët e tyre për Bashkimin Europian në 2025.

Mund të përzgjidhni një nga çështjet:
-A do e kenë kthyer populistët dhe ekstremistët BE-në habitatin e tyre?
-Një BE pa Mbretërinë e Bashkuar
– Ballkani Perëndimor më në fund pjesë e Unionit
– Roli i BE-së në marrëdhënie me aktorët e tjerë ndërkombëtarë (SHBA, Rusi, Kinë).
Janë të mirëpritur të gjithë të rinjtë e moshës 16-29 vjeç të dërgojnë artikujt e tyre brenda datës 9 Prill 2017

Kriteret për punimin e artikullit janë si vijon:
• Numri i fjalëve duhet të përfshijë nga 500 në 1500 fjalë;
• Artikulli nuk duhet të jetë një studim apo kërkim i tillë si punim kursi, disertacion etj.;
• Gjuha e përdorur duhet të jetë shqipja standarde;
• Duhet të citohen burimet e referuara;
• Artikulli duhet të jetë i bashkangjitur e-mailit në formatin Word me emërtimin: “Emër Mbiemër-Titulli i Artikullit” dhe duhet të dërgohet në adresën e emailit: info@em-al.org me subjektin: “Konkursi EU Day 2017”.
Artikujt më të mirë do të publikohen në portalin online informativ EuroSpeak si dhe do të shpërblehen me çmime simbolike.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment