Konkurs nga Rrjeti i Informimit të BE-së në Shqipëri

Konkurs kombëtar për karikaturën me temë:
Thuaje nëpërmjet artit: #Shqipëria drejt Integrimit në BE
Rrjeti i Informimit të BE-së në Shqipëri, shpall konkursin për karikaturë me temë Thuaje nëpërmjet artit: #Shqipëria drejt Integrimit në BE.
Të gjithë të rinjtë nga mosha 18-30 vjec, të talentuar në fushën e karikaturës, ftohen të marrin
pjesë në këtë konkurs kombëtar me punimet e tyre që do pasqyrojnë rrugëtimin e Shqipërisë
drejt integrimit në Bashkimin Evropian, sipas fushave të mëposhtme prioritare lidhur me këtë
proces, si:
• Forcimi i Shtetit të së Drejtës
• Reformimi i Administratës Publike
• Lufta kundër Korrupsionit
• Lufta kundër Krimit të Organizuar
• Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut
Për të marrë pjesë në konkurs, dërgoni punimin tuaj së bashku me emrin e numrin e kontaktit në adresën e email info@euin.al nga data 21 Mars 2016 – 21 Prill 2016 në PDF, format A4. Cdo pjesëmarrës mund të dorëzojë më shumë së një (1) punim për cdo fushë, por jo më shumë se dy (2) punime për 1 fushë.
Karikaturat nuk duhet të portretizojnë individë apo personazhe, por të fokusohen tek fenomeni.
Punimet e aplikantëve do të vlerësohen nga një juri dhe tre fituesit (Cmimi I, II, III) do të shpallen më datë 13 Maj, në kuadër të Javës së Evropës, në një ceremoni që do të zhvillohet në qytetin e Korcës. Këto punime do të publikohen gjithashtu në mediat sociale të Rrjetit të Informimit të Bashkimit Evropian (fb, twitter, flicker. dhe faqen web).
Ndiqni njoftimet tona lidhur me ceremoninë e dhënies së cmimeve për këtë konkurs që do të publikohen në faqen zyrtare të fb të Rrjetit të Informimit të BE-së në Shqipëri.