Konkurs nga NASA

NASA dhe Houston Cinema Arts Society po u ofrojnë individëve të rinj që bëjnë filma një mundësi për të ndarë veprat e tyre dhe për të  përdorur imazhet aktuale të NASA-s nëpërmjet CINESPACE, një konkurs i filmit me metrazh të shkurtër. Filmat që shfaqin imazhet dhe videot e kapura nga NASA në të gjithë historinë gati 60 vjeçare të agjencisë, do të vlerësohen në bazë të kreativitetit, inovacionit dhe vëmendjes kushtuar detajeve: të cilat gjithashtu janë shenjat dalluese të fluturimit në hapësirë. Fituesit do të shpallen në Festivalin e Arteve Kinematografike në Houston që do të mbahet në nëntor.

Kush mund të aplikojë?

  • Konkursi është i hapur vetëm për të interesuarit që janë të paktën 18 vjeç në momentin e aplikimit;
  • Prindërit dhe kujdestarët e pjesëmarrësve më të vegjël se 18 vjeç mund ta paraqesin krijimin në emrin e tyre;
  • Personat e mëposhtëm nuk kanë të drejtë të fitojnë çmimet e konkursit: punonjësit e NASA-s dhe Houston Art Cinema Arts (HCAS), punonjës të NASA ose HCAS që janë kontraktuar për të ofruar shërbime në lidhje me konkursin, komisioni i përzgjedhjes, gjyqtarët e konkursit dhe anëtarët e familjeve të personave të lartpërmendur.

Çmimet:

  • Finalistët dhe fituesit do të shfaqen në Festivalin e Arteve Kinematografike në Houston dhe në vende të ndryshme të botës;
  • Finalistët do të përzgjidhen në shfaqjen e CineSpace;

Çmimi i parë – 10.000 dollarë;

Çmimi i dytë – 5.000 dollarë;

Çmimi i tretë – 3.000 dollarë;

  • Filmi më i mirë që përman inovacion dhe përfshirjen në shkencë dhe teknologji: 4,000 dollarë;
  • Filmi më i mirë që përshkruan konceptin “Hëna, Marsi dhe Përtej”: 4,000 dollarë.

Afati: 31 Korrik 2018

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, plotësoni aplikimin.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment