Konkurs nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe GIZ shpall konkursin për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit. Agroturizmi dhe rritja e strukturave të agroturizmit, si një formë e diversifikimit ekonomik në zonat rurale është një ndër projektet strategjike të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Agroturizmi është një veprimtari me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë.
Konkursi nxit idetë inovative mbi ideimin e një logoje unike për agroturizmin shqiptar. Konkursi për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit fton të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë propozimet e tyre nga data 9 Tetor deri në datën 31 Tetor 2018.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe GIZ shpall konkursin për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit.
Agroturizmi dhe rritja e strukturave të agroturizmit, si një formë e diversifikimit ekonomik në zonat rurale është një ndër projektet strategjike të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Agroturizmi është një veprimtari me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë. Konkursi nxit idetë inovative mbi ideimin e një logoje unike për agroturizmin shqiptar. Konkursi për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit fton të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë propozimet e tyre nga data 9 Tetor deri në datën 31 Tetor 2018.

Në përfundim të dy fazave të konkursit, fituesi do të vlerësohet me çmimin prej 2000 Euro mundësuar nga GIZ.

Të gjitha propozimet konkurruese do të vlerësohen nga një juri profesionistësh.
Kush mund të aplikojë dhe si?
Në konkursin për përzgjedhjen e logos së agroturizmit mund të marrin pjesë:
• Të gjithë të interesuarit: studentë, individë, studio, kompani të fushës, etj.
Aplikantët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs mund të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.bujqesia.gov.al.
Të gjitha projekt idetë përkatëse mund të ngarkohen në format PDF në formën e aplikimit në faqen zyrtare www.bujqesia.gov.al.  Aplikantët të përzgjedhur nga juria do të njoftohen brenda datës 6 Nëntor 2018 dhe do të ftohen për të prezantuar idetë e propozuara në eventin përmbyllës në datën 12 Nëntor 2018.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

Leave a Comment