Konkurs nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative synon të nxitë dhe promovojë arritjet me te mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative do të jepet çdo vit në secilin prej shtatë vendeve te Ballkanit Perendimor në periudhën trevjeçare 2015-2017. Çmimi administrohet nga partneriteti rajonal i organizatave të shoqërisë civile, bashkërenduar nga Instituti i Paqes në Ljubljanë.

Instituti Shqiptar i Medias, si anëtar i partneritetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile që administron Çmimin e BE për Gazetarinë Investigative kërkon propozime për çmimin për:

  • Artikuj/kronika investigative botuar midis 1 janarit – 31 dhjetorit, 2015, që raportojnë mbi çështje të shoqërisë lidhur me abuzimin e pushtetit dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, që përndryshe nuk do të ishin sjellë në vëmendjen e publikut.

Është e mundur të propozohen për çmimin e BE artikuj/kronika investigative botuar apo transmetuar në çfarëdo lloj media në Shqipëri në shtyp, radio, TV, online ose kombinim i këtyre. Për çmimin mund të propozohet një gazetar ose një grup gazetarësh.

Fondi për çmimin në Shqipëri në 2016  (për arritje në 2015) është 10,000 Euro. Çmimet do t’u jepen deri në tre propozimeve më të mira. Çmimi individual varion midis 3,000 dhe 5,000 Euro. Një nën-kategori e veçantë këtë vit do të jetë për gazetarët e rinj investigativë deri në 35 vjeç. Për dhënien e çmimit do të ngrihet një juri me ekspertë.

Afati për paraqitjen e propozimeve është: 4 prill, 2016.

Më shumë informacion gjendet duke kontaktuar: EUAward@institutemedia.org

Ftesa, udhëzimet e plota për paraqitjen e hyrjeve/propozimeve dhe formularët për propozimet janë në dispozicion në linqet  më poshtë:

Ftesë për pjesëmarrje
Udhëzime për dorëzimin e aplikimeve
Formularët

Leave a Comment