Konkurs nga Banka e Shqipërisë

Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë

Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës 1 tetor 2016 – 30 shtator 2017 në universitetet brenda dhe jashtë vendit, të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2017”, duke paraqitur temat e tyre të diplomës.
Temat e diplomës mund të jenë të fokusuara në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Çmimet
Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 20 tetor 2017.

Rregullat e pranimit i gjeni këtu

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment