Konkurs nga Banka e Shqipërisë

Shpallet Konkursi “Eseja më e mirë” me temë “A përbën rrezik përdorimi i euros në transaksionet tregtare në Shqipëri?”
Me rastin e Javës së Parasë (12-18 mars 2018), Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave – AAB organizon konkursin “Eseja më e mirë” me temë “A përbën rrezik përdorimi i euros në transaksionet tregtare në Shqipëri?”
Studentë të degës financë-bankë të vitit të tretë, ftohen të dorëzojnë brenda datës 7 mars 2018, ora 09:00, një ese argumentuese në gjuhën shqipe, me maksimumi 1500 fjalë.
Për më shumë, ju ftojmë të lexoni posterin.