Konkurs në Shqipëri/ Mësuesi digjital

Në kuadër të javës së mësuesit, 1-7 mars, Portali Shkollor organizon konkursin “Mësuesi digjital” i cili do të zgjidhet nga votimi online.
Faza e parë: Mësuesit aplikojnë online në konkurs nëpërmjet formularëve në Portalin Shkollor. Nxënësit mund të sugjerojnë një mësues, mësuesit mund të sugjerojnë një koleg si dhe çdo mësues mund të aplikojë personalisht.
Kujdes!
– Mësuesit pjesëmarrës në konkurs duhet të jenë përdorues të platformës shkollore albas e-libër dhe të kenë shkarkuar të paktën një libër digjital.
Shënim*: Nëse nuk jeni përdorues të platformës Albas e libër, mund të regjistroheni duke klikuar këtu: http://ti.portalishkollor.al/register
Faza e dytë: Pas marrjes së materialeve, hartohet një databazë me të gjitha të dhënat e konkurentëve të regjistruar. Verifikohen të dhënat e mundshme nëse janë anëtarë të portalit dhe kanë shkarkuar librat digjitalë.
Të gjithë aplikantët hidhen në faqen e Portalit Shkollor dhe hapet votimi. Mësuesi më i votuar do të jetë fitues.
Po gjatë kësaj faze, ne ju japim mundësinë të gjitha shkollave të mbështesin mësuesin e tyre. Si mund ta bëjnë këtë? Nxënësit ftohen të shkruajnë për mësuesin e tyre, një karakteristikë që ata e gjykojnë tejet të rëndësishme, apo tregojnë ngjarje që kanë ndodhur në shkollë me këtë mësues dhe që i kanë bërë ata ta vlerësojnë… Të gjitha këto materiale publikohen në faqen e portalit shkollor, kështu ju mund të përpiqeni të fitoni vota për mësuesin tuaj. Gara do të jetë e fortë.
Faza e tretë: Faza finale
Shpallet mësuesi fitues.
Mësuesi fitues fiton 30.000 mijë lekë.
Afati i fundit për aplikim është data: 21 shkurt 2018.
Pas kësaj date asnjë aplikim nuk do të pranohet në konkurs.
Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK