Konkurs ndërkombëtar për videon më të bukur

Afati i fundit i aplikimit: 27 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: prodhuesit e veprave të artit audiovizuale ose multimediale
Çmime: Çmimi i parë prej 5,000 EUR; Çmimi i dytë prej 3,000 EUR; Çmimi i tretë prej 1,000 EUR
Festivali LightUp po pret aplikime nga të gjithë prodhuesit e veprave të artit audio-vizual ose multimedial për tu regjistruar për konkursin e hartës video të edicionit të dytë.
Kriteret e aplikimit:
Pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin tre (3) fotografi të çasteve statik dhe një demo animimi prej 30 sekondash.
Palas Park është vendi ku Festivali LightUp do të mbahet më 28 Tetor 2017 dhe tema është “Pikturë me dritë”.
Projektet e regjistruara do t’i nënshtrohen një faze paraprake përzgjedhëse bazuar në një sistem vlerësimi që vlerëson kriteret e mëposhtme: përmbajtja, kreativiteti, teknika, mesazhi, ndikimi vizual dhe përfshirja e elementeve arkitektonike në prodhimin e videos.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar ju lutemi të shkarkoni formularin e aplikimit këtu.
Thirrja për regjistrim për Festivalin LightUP është e hapur midis 28 korrikut dhe 27 gushtit 2017 dhe aplikimi mund të bëhet duke dërguar një e-mail në lightupfestival@palasiasi.ro
Për më shumë informacion klikoni këtu.