Konkurs Ndërkombëtar për Studentë

Afati i aplikimit: 21 Gusht 2015

Kush mund të aplikojë?

Studentët universitarë dhe pasuniversitarë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë në mbarë botën

Çmimet: 15,000 $, të cilat mund të ndahen në dy ekipe apo në më shumë, 25.000 $ para cash dhe mbështetje profesionale për implementimin e prototipit

Përshkrimi

“All Systems Go” është konkursi i gjashtë i dizajnit për studentëve në programin e AECOM, Urban SOS. Urban SOS është krijuar që të angazhojë studentët në planifikimin urban dhe projektimin, arkitekturën, ekonominë, studimet mjedisore, dhe inxhinierinë me çështjet për ballafaqimin me qytetet moderne dhe duke i lejuar ata të propozojnë zgjidhje që, në qoftë se ia vlejnë, do të shihen nga profesionistë të konsoliduar në fushën e tyre.

Kriteret

Konkursi është i hapur për studentët e diplomuar në të gjitha nivelet e arsimit të lartë në mbarë botën. Konkurentët duhet të jenë të regjistruar në një program të certifikuar gjatë vitit akademik 2015 në Bachelor, Master, ose në nivelet e doktoraturës. Aplikimi duhet të vijë nga ekipe multidisiplinare deri në katër anëtarë; individët nuk mund të marrin pjesë vetëm. Studentët nga fusha të projektimit (arkitekturë, projektim urban, urbanistikë) që formojnë ekipe duhet të përfshijnë anëtarë nga të paktën një disiplinë tjetër jashtë fushës së tyre, duke përfshirë antropologji, sociologji, studimet kulturore, zhvillimin ndërkombëtar, ekonomitë e qëndrueshme, inxhinieri, ekologji, shkencat e burimeve natyrore, politika ushqimi dhe fusha të tjera të ngjashme.

Çmimet

Tre ekipet e përzgjedhur do të ftohen për të paraqitur propozimet e tyre përpara një paneli ndërdisiplinor në Muzeun AD në Los Anxhelos në tetor të vitit 2015. Juritë e “Urban SOS: All Systems Go” do të japin 15,000 $ për fituesit, të cilat mund të ndahen në 2 ekipe apo në më shumë. Përveç kësaj, AECOM do të vërë në dispozicion deri në 25.000 $ të parave cash si dhe mbështetje profesionale.

Si të aplikoni?

Afati i aplikimit është më 21 gusht 1015. Për aplikim të suksesshëm, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit online.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment