Konkurs ndërkombëtar për fotografitë më të bukura

Afati i aplikimit: 10 nëntor 2017
Kush mund të aplikojë: fotografë amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota
Çmimi: Fituesi do të marrë një grant prej 6,000 EUR
Médicos del Mundo ka hapur thirrjen për konkursin e saj të 21të të Luis Valtueña Humanitarian Photography Award, duke ftuar fotografë amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të marrë pjesë.
Çmimi është iniciuar për të denoncuar situatën e miliona njerëzve në botë dhe për të sjellë vëmendjen ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, përjashtimit social, konflikteve të armatosura, fatkeqësive natyrore dhe imigracionit.
Kriteret e aplikimit:
Çdo pjesëmarrës lejohet të paraqesë një maksimum prej dhjetë fotografish, të cilat mund të jenë të dallueshme ose pjesë të një serie. Vetëm fotot që janë bërë në mes janarit 2016 dhe tetorit 2017, do të pranohen.
Si të aplikoni?
Fotot duhet të dërgohen në formatin * JPEG nëpërmjet WeTransfer;
Imazhet digjitale nuk duhet të mbajnë ndonjë shenjë që identifikon hyrjen;
Imazhet do të dërgohen me e-mail me subjekt: XXI PREMIO LUIS VALTUEÑA + Emrin dhe mbiemrin e anëtarit dhe së bashku me fotografitë, hyrësit duhet gjithmonë të dorëzojnë një formular të plotësuar regjistrimi.
Për më shumë informacion klikoni këtu.