Konkurs ndërkombëtar në Madrid

Afati i fundit i aplikimit: 15 Gusht 2017
Kush mund të aplikojë: dizajnerat grafik
Çmimi: një poster prej 100 të zgjedhurish, do të shpallet si projekt fitues dhe do të marrë njohje shtesë

DIMAD dhe Këshilli i Qytetit të Madridit, të mbështetur nga Forumi i Biznesit për Madridin, ftojnë të gjithë dizajnuesit grafik të marrin pjesë në ekspozitën e parë të hapur të posterit  “Madrid Gráfica” me moton “The Light City”.

Konkursi është krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet që kanë të bëjnë me shoqërinë, më konkretisht – lëvizshmërinë urbane.

Shoqata e Dizajnëve të Madridit (Asociación Diseñadores de Madrid, DIMAD) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2004 e cila ushtron veprimtarinë e saj në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare si pjesë e programit Comunidad de Madrid.

Kriteret e aplikimit:

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë një poster.

Motoja e zgjedhur “La Ciudad Ligera”, duhet të shfaqet në poster në gjuhën e zgjedhur nga pjesëmarrësi. Përmbajtja e kësaj motoje mund të interpretohet nga pikëpamja personale, shoqërore, politike ose kritike ose ndonjë tjetër që autori e konsideron të përshtatshme.

Si të aplikoni?

Dosjet duhet të dorëzohen në dy versione, si në format vertikal, me karakteristikat e mëposhtme:

Rezolucion të lartë:

PDF;
Madhësia: 120 x 161 cm;
Ju duhet të aplikoni posterin tuaj në shabllonin që mund të shkarkoni më poshtë, duke rezultuar në një madhësi totale prej 120 x 176 cm;
Madhësia maksimale e skedarit: 15MB;
Ngjyra CMYK;
Rezolucioni: 300 dpi;
Teksti duhet të gjurmohet.
Rezolucion i ulët:

JPG;
Madhësia: 1536 x 2048 px;
Madhësia maksimale e skedarit: 800KB;
Ngjyra RGB;
Rezolucioni: 72 dpi.

Për të aplikuar klikoni këtu

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment