Konkurs ndërkombëtar në dizajn

Afati i aplikimit: 25 shtator 2017
Kush mund të aplikojë: projektues, studentë, mësues, profesionistë dhe të gjithë të interesuar në këtë temë, nga çdo pjesë e botës
Çmimi: tre (3) dizajnet më të mira do të marin produkte të ndryshme të Apple
Për të promovuar ushtrimin e dizajneve, MUMEDI, Muzeu i Dizajnit të Meksikës, i përfaqësuar nga Fondacioni MUMEDI, është duke bërë thirrje për aplikime në konkursin e hapur prej tij.
Subjekti është vdekja, një konsideratë ose qasje personale, kuptimi në kulturën tuaj, si keni frikë, festoni ose merreni me të. Mund të pasqyrohet në mënyrë serioze ose të gjallë në një teknikë të stilit të lirë.
Një përzgjedhje e 300 deri 500 posterave më të mirë do të ekspozohen në MUMEDI, nga tetori 2017 deri në mars 2018 në zonën e qytetit të Mexico City. Në muajin shkurt 2018, një koleksion i veçantë i disa posterave më të mirë do të ekspozohet në Finlandë në Muzeun e Posterit Lahti.
Kriteret e aplikimit:
MUMEDI fton dizajnerët, studentët, mësuesit, profesionistët dhe të gjithë të interesuarit në këtë temë, nga çdo pjesë e botës, për të marrë pjesë.
Posterët e paraqitur duhet të jenë vertikalë dhe me madhësi 60 x 90 cm.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, klikoni këtu.
Për më shumë informacion klikoni këtu