Konkurs ndërkombëtar mbi dizajnin e logove

Afati i fundit i aplikimit: 31 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: studentët e moshës 18-35 vjeç, të çdo kombësie nga çdo disiplinë që janë të regjistruar në një shkollë publike ose private mund të marrin pjesë
Çmimi: pagesë e plotë (për një vlerë prej 8,600 euro) për një program studimi semestral në Institutin e Arteve Siena
Instituti i Arteve Siena, Onlus, një shkollë dhe shoqatë jofitimprurëse e dedikuar për eksplorimin e funksionit shoqëror të artit, shpall konkursin për hartimin dhe krijimin e identitetit vizual të platformës së artit bashkëkohor MapMyArt.
MapMyArt është një platformë për artistët, kuratorët, mësuesit, operatorët turistikë dhe njerëzit e thjeshtë kurioz që e duan artin bashkëkohor.
Kriteret e aplikimit:
Nxënësit e moshës 18-35 vjeç nga cilado shtetësi nga çdo disiplinë që janë të regjistruar në një shkollë publike ose private mund të marrin pjesë.
Kërkesat për dizajnet e logo përfshijnë:
Lexueshmëria në të dyja format dhe fontet që përmbahen aty;
Sinteza që është ndër karakteristikat primare të një logo;
Lehtësinë e përdorimit.
Çmimi që ofrohet:
Nxënësi që harton logon fituese do të marrë një pagesë të plotë (për një vlerë prej 8,600 euro) për një program studimi semestral në Institutin e Arteve Siena.
Si të aplikoni?
Aplikuesit mund të dërgojnë më shumë se një dizajn logo, por në fund do të përzgjidhet vetëm një dizajn fitues.
Procesi i përzgjedhjes do të mbikëqyret nga një komitet i profesionistëve të artit dhe dizajnit të nominuar nga Instituti i Arteve Siena (SART).
Regjistrimet do të dërgohen në info@mapmyart.org
Për më shumë informacion klikoni këtu