Konkurs ndërkombëtar fotografie nga Xposure

Byroja e Mediave të Qeverisë në Sharjah lançoi konceptin e Xposure në vitin 2016 si një Festival Ndërkombëtar  Fotografie. Një event i përvitshëm, i cili do të kthehej në mundësi për fotografë profesionistë, të apasionuarit pas fotografisë, prodhuesit e filmave, studentë dhe mësues të kësaj fushe nga e gjithë bota. Mbështetur nga profesionistë dhe ekspertë të industrisë, festivali Ndërkombëtar i Fotografisë Xposure, ofron shumë perspektiva të dobishme për t’u aftësuar dhe për t’u lidhur me profesionistë dhe të apasionuar pas fotografisë, së bashku me mundësinë për të parë, trajtuar dhe provuar produktet më të fundit fotografike.

Xposure është platforma zyrtare e edukimit dhe e fotografisë që kombinon një gamë të gjerë të eventeve fotografike duke përfshirë: ekspozita, praktika, seminare, prezantime, konkurse.

Kategoritë:

Fotografi udhëtimi

Fotografi Macro

Fotografi të përpunuara

Fotografi  të Rrugëve

Më i miri i Emirateve

Fotografi arkitekturore

Fotografi gazetareske

Kategoria Junior *

Kategoria e Filmit të Shkurtër

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, duke përfshirë: fotografët e të gjitha moshave, profesioneve dhe eksperiencës.

Çmimet:

Fituesi i përgjithshëm – 3,000 dollarë / pajisje dixhitale fotografike / shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrjen në  eventin përfundimtar në Emiratet e Bashkuara Arabe në Sharjah / përfshirja në ekspozitën Xposure / Publikimi i fotografisë në Librin e Vitit Xposure

Fituesit e kategorive – 1.500 dollarë / pajisjet dixhitale fotografike / shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrjen në  eventin përfundimtar në Emiratet e Bashkuara Arabe në Sharjah / përfshirja në ekspozitën Xposure / Publikimi i fotografisë në Librin e Vitit Xposure

Kategoria Runner-up – 750 dollarë / përfshirja në ekspozitën e festivalit Xposure / publikimi i fotografisë në Librin e Vitit Xposure

* Kategoria Junior për aplikanët nën 18 vjeç – Banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Një kategori e kufizuar “Junior” për banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe që janë nën moshën 18 vjeçare. Përveç çmimeve kryesore që do të fitohen, të gjithë fotografët fitues dhe të përzgjedhur të secilës kategori do të përfshihen në botimin e Librit të Vitit Xposure dhe do të paraqiten në galerinë Xposure. Në çdo kategori, do të jepen:

  • Kategoria Junior nën moshën 18 vjeç ‘Fitues’ – Pajisje fotografike dhe përfshirja në ekspozitën e festivalit Xposure / Publikimi i fotografisë në Librin e Vitit Xposure
  • Kategoria Junior nën moshën 18 vjeç ‘Runner-up’ – Përfshirja në ekspozitën e festivalit Xposure.

Si të aplikoni?

Regjistrimet on-line do të pranohen nga data 1 qershor 2018 deri më 30 gusht 2018. Afati i fundit për t’u pranuar në konkurs është ora  23:00 (sipas kohës standarte).

Aplikimi online duhet të dërgohet  KËTU.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment