Konkurs ndërkombëtar fotografie

Afati i aplikimit: 15 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: fotografë profesionistë dhe amatorë
Çmimi: 6 fituesit do të shpërblehen me çmime të vlefshme nga organizatorët

Fotografë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar të fotografive, kushtuar ndryshimit të klimës dhe mbrojtjes së shtresës së ozonit, e cila do të mbahet nga 10 korriku deri më 11 shtator 2017.

Konkursi i fotografisë mbahet në dy kategori: “Ndryshimi i klimës në sytë e mi” dhe “Shtresa e ozonit dhe unë”.

Kriteret e aplikimit:

Përmes fotove ju mund të dëshironi të shprehni edhe vizionin tuaj krijues të problemit më të ngutshëm të sotëm – ndryshimin global të klimës. Kapni momentet që informojnë më shumë për sfidën mjedisore se fjalët, tregojnë se si ndryshimi i klimës ka ndikuar në cilësinë dhe standardin e jetesës së njerëzve, cilat janë pasojat e ndryshimeve klimatike për njerëzimin. Ndoshta ju gjithashtu mund të tregoni se lufta kundër ndryshimit të klimës nuk është një barrë në kohën e mundësive të jashtëzakonshme për çdo vend në botë.

 

Fituesit do të shpallen gjatë ekspozitës fotografike dhe mbi faqen e internetit www.envcontest.uz.

 

Si të aplikoni?

Për të marrë pjesë, është e nevojshme të plotësoni formularin e aplikimit dhe ta dërgoni së bashku me një foto në e-mail info@envcontest.uz deri më 15 gusht 2017. Pjesëmarrja e njëkohshme në dy kategori të konkursit (me një foto për secilën kategori) eshte e lejuar.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

 

Leave a Comment