Konkurs/ Mesazhi im për Europën

Në vazhdimësi të aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të Ditës së Europës – 9 maj 2018, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) mbështetur nga European Movement International në kuadër të Europe for Citizens Programme i Bashkimit Europian, ka kënaqësinë të hapë thirrjen për Konkursin e Artikullit më të Mirë 2018: Mesazhi im për Europën

Ftojmë të gjithë të rinjtë e grupmoshës 16-30 vjeç, si studentë, nxënës, hulumtues, aktivistë, gazetarë e jo vetëm, të japin mesazhet e tyre për Europën, mendimet, kritikat, pasiguritë dhe aspiratat, apo edhe pritshmëritë që kanë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Dërgoni Mesazhin tuaj për Europën brenda datës 22 prill në adresën e e-mailit: info@em-al.org

Për punimin e artikullit kini parasysh këto kritere:
• Artikulli duhet të ketë nga 500 deri në 2 000 fjalë;
• Artikulli nuk duhet të jetë një studim apo kërkim si detyrë kursi, disertacion, temë diplome etj.;
• Gjuha e përdorur duhet të jetë shqipja standarde;
• Duhet të citohen burimet e referuara, nëse ka;
• Artikulli duhet të dërgohet në formatin Word me emrin e Autorit/es dhe Titullin përkatës.

Artikujt më të mirë do të publikohen në portalin online informativ EuroSpeak në Rubrikën Dritare për të Rinjtë e do të shpërndahen në rrjetet tona sociale. Për të përzgjedhurit janë parashikuar disa çmime simbolike, ku do të realizohet dhe një ceremoni e shpërndarjes së tyre.

Image may contain: text

Leave a Comment