Konkurs mbi projektet më të mira inovative

Afati i aplikimit: 31 Maj 2017

Vendndodhja: Online

Përfitimet – Fituesit do të marrin një grant monetar prej 40,000 USD.

Çmimi për Inovacion Ndërkulturor është një partneritet midis Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara (UNAOC) dhe Grupit BMW që synon të përzgjedhë dhe të mbështesë projektet më inovative që nxisin dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor në mbarë botën.

Që nga viti 2011, Aleanca e Qytetërimeve e Kombeve të Bashkuara (UNAOC) dhe Grupi BMW janë angazhuar në një partneritet historik të orientuar drejt krijimit të një modeli të ri për bashkëpunimin midis sektorit privat dhe sistemit të OKB-së. Së bashku, ata kanë krijuar çmimin e Grupit BMW për Inovacionin Interkulturor, në mbështetje të Aleancës së Qytetërimeve, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Çmimi për Inovacion Ndërkulturor ka për qëllim të kontribuojë në paqen dhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, përmes mbështetjes së projekteve ndërkulturore të qëndrueshme dhe inovative që kanë potencial për zgjerim dhe përsëritje.

Çmimi për Inovacion Ndërkulturor i jepet dhjetë organizatave. Fituesit marrin një vit mbështetje dhe konsultime nga UNAOC dhe Grupi BMW, i cili do të ndihmojë projektet e tyre për të rritur efektivitetin e tyre. Mbështetje gjithashtu do të sigurohen për projekte të suksesshme në mënyrë që ato të mund të përsëriten në kontekste apo mjedise të tjera ku ato mund të jenë relevante. Mbështetja specifike e marrë do të varet nga nevojat individuale të projekteve.

Kriteret e aplikimit:

Të drejtën për të aplikuar për Çmimin e Inovacionit Ndërkulturor e kanë organizata jofitimprurëse që menaxhojnë projekte të fokusuara në nxitjen e dialogut dhe mirëkuptimit ndërkulturor dhe të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë gamën e veprimit të tyre. Shembujt përfshijnë projekte në fushën e luftës kundër ksenofobisë, edukimit për qytetarinë globale, dialogun ndërfetar, migracionin dhe integrimin, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe iniciativat që adresojnë nevojat e grupeve specifike në promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor (p.sh. besimi, të rinjtë, gratë , Media, etj)

Rajonet e Përshtatshme: Të Gjithë

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment