Konkurs/ “Lindur në ’90-ën – Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen!”

Duke marrë shkas nga 25-vjetori i nisjes së ndryshimeve demokratike në Shqipëri, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadën Gjermane shpallin konkursin kreativ Lindur në ’90-ën – Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen! për të rinjtë e lindur në fillim të viteve 1990.
Konkursi dëshiron pikërisht të nxisë dhe motivojë rininë shqiptare të reflektojë mbi të tashmen, duke mësuar nga e shkuara, për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë. Konkretisht pjesëmarrësit në këtë konkurs ftohen t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve:
Çfarë ju kujton viti 1990?
Çfarë nënkuptojnë për ju fjalët “liri” dhe “kufij”?
A flisni në familjet tuaja për ngjarjet para dhe pas 1990-ës?
Në ç’mënyrë ju shërben kujtesa individuale e gjyshërve, familjes për të kuptuar diktaturën?
Kush është dëshira juaj personale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë?
Duke reflektuar në një prej zhanreve të mëposhtme:
Ese & Letërsi
Multimedia
Arte figurative
Afati i fundit i dorëzimit është data 05 Tetor 2015, ora 24.00
Fituesit do të shpallen brenda muajit Tetor 2015 dhe do të ftohen në Tiranë për të marrë 10-te çmimet e akorduara, në prani të personaliteteve nga fusha e medias, shoqërisë civile, politikës dhe kulturës.
Per cdo paqartesi ju lutem na kontaktoni!
http://idmc.al/borninthe90s.html