Konkurs letrar nga Ministria e Kulturës

Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare. Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave.

Të dhënat për shpalljen e thirrjes:

Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare (FMKL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. Ministria e Kulturës ka përcaktuar si prioritet këtë vit mbështetjen e procesit krijues të autorëve të rinj, deri në moshën 35 vjeçare.

Kush mund të aplikojë:

Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982)

Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

Aplikimi fillon më datën 5 qershor dhe përfundon në datën 14 korrik 2017.

 

Kostot që mbulohen:
Mbështetja e procesit krijues.

Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën 1 milionë lekë për vitin 2017 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të rinj të letërsisë shqipe nga mosha 18 deri në 35 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982).
-Autori do të paguhet me shumën totale prej 150.000 lekë.

Dokumentat që duhen dorëzuar:
– Draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;

Synops për veprën në prozë;

Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;

Katalog botimesh (shtëpia botuese);

Si të aplikoni:

Formulari që autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë duhet të përmbajë:

Aplikuesi (shtëpia botuese) :

Kontakti:

Adresa e plotë:

Telefon:

Faks:

E-mail:

Autori:

CV (e autorit):

Adresa:

Tel / Cel:

E-mail:

Drafti i veprës në proces:

50 faqe për vepër në prozë

10 poezi për vepër në poezi

Synops për veprën në prozë

Statusi i botimit të veprës:

Tirazhi i botimit:

Çmimi për kopje:

Afati i parashikuar për botimin në shqip:

Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: info@kultura.gov.al.

Dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit, si dhe me postë elektronike në adresën Irena.Prici@kultura.gov.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment