Konkurs kreativ “Trego Bukuritë e Vendlindjes Tënde “

Konkurs kreativ “Trego Bukurite e Vendlindjes Tende “
Ne fokus agroturizmi – vera, vaji i ullirit, ushqimi dhe mikpritja ne zonat rurale.
Agjencia per Zhvillim Rajonal 2, Tirane po realizon projektin “Promovim i turizmit te brendshem – Interland / Rruga e Veres dhe Ullirit ”. Projekti financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes dhe po zbatohet ne bashkepunim me Bashkite Tirane, Durres, Vore dhe Shijak, shoqatat e biznesit dhe GIZ.
Ne funksion te ketij projekti eshte menduar edhe organizimi per te rinjte e Qarkut Tirane dhe Durres, i konkursit kreativ “Trego Bukurite e Vendlindjes Tende”.
Konkursi eshte i hapur deri me date 31 gusht 2017 ndersa me daten 8 shtator, ne qytetin e Tiranes, do te shpallen fituesit e ketij konkursi. Per cdo Bashki qe merr pjese ne projekt do te shpallet nje fitues, i cili do te nderohet me cmim nga bashkia perkatese, ndersa ne nivel Rajoni, do te shpallet nje fitues qe do te nderohet me cmim nga AZHR2.
Për më shumë informacion klikoni këtu