Konkurs fotografik Alo.Bio.Blutz 2016

Në “Perden e Hekurt”, që ndau kontinentin Evropian në Lindje dhe Perëndim për gati 40 vjet, është zhvilluar një rrjet i shquar ekologjik dhe një peizazh i gjallë përkujtimor. Pavarësisht mizorisë së saj, zona kufitare i ka dhënë natyrës një frymëmarrje për më shumë se 12,500 kilometra, nga Deti Barents në kufirin Ruso-Norvegjez, gjatë bregut të Baltikut, nëpër Evropën Qendrore dhe Ballkanit e deri në Detin e Zi. Evropa dikur e ndarë, padashur ka mbështetur ruajtjen dhe zhvillimin e habitateve të vlefshme. Zona kufitare ka shërbyer si një strehë për shumë specie të rrezikuara. Në vitet 1970-të në disa zona të Evropës, ambientalistët përqëndruan vëmendjen në lulëzimin e natyrës dhe kafshëve të egra që ishin duke gjalluar të pashqetësuara.
Brez i Gjelbër i Shqipërisë konsiderohet i gjithë kufiri shtëtëror tokësor prej 720 km. Ky konstatim mbështetet në faktin se Shqipëria në të kaluarën ka qenë një vend i izoluar dhe në zonën kufitare nuk lejoheshin aktivite për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Në këndvështrimin e larmisë biologjike vargmalet tona kufitare kanë shërbyer si vendstrehim i shumë llojeve të faunës dhe florës Ballkanike. Duke qënë e pamundur të mbrohet i gjithë kufiri, si Brez i Gjelbër i Shqipërisë shërben një rrjet zonash të mbrojtura natyrore ku bëjnë pjesë: i) në krahinën e veriut Liqeni i Shkodrës, Lugina e Valbonës, Lumi i Gashit, Vargmali Korab-Koritnik; ii) në krahinën qëndrore Malet Shebenik-Jabllanicë; iii) në krahinën jugore rajoni Ohër-Prespë, Bredhi i Sotirës dhe zona e Butrintit në skajin më jugor. Për më shumë informacion rreth Brezit të Gjelbër të Shqipërisë ju mund të shfletoni këtë fletëpalosje.
Për të nxjerë në pah të gjitha vlerat që mbart natyra jonë dhe në veçanti Brezi i Gjelbër i Shqipërisë, PPNEA në bashkëpunim me EuroNatur organizojnë konkursin fotografik mbi natyrën “Alb.Bio.Blitz”. Konkursi  do të jetë i hapur deri më datën 30 Qershor. Në këtë konkurs janë të ftuar amatorë dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria e më tej. Aplikantët mund të marrin pjesë me fotot e tyre të marra në brezin e gjelbër në kategori të ndryshme si kafshët, insektet, bimët, etj për më shumë vizitoni kategoritë e lejuara.
Fotografët pjesëmarrës në këtë konkurs duhet të kenë parasysh kriteret e aplikimit. Për tu njohur me këto kritere ju lutem vizitoni linkun KRITERE.
Për fituesin e përgjithshëm do të ketë një  çmim me vlerë monetare prej 200 €, ndërsa për më të mirët e secilës kategori do të ketë çmime surprizë.
Procesi i Aplikimit
Procesi i aplikimit do të mbyllet në datën 30 Qershor 2016.
Fotot duhet të dërgohen duke plotësuar formularin e aplikimit online.
Për cdo foto duhet të plotësohet data kur është marrë dhe përshkrimi i vendit.
Fotot që do të konsiderohen për konkurim do të shfaqen në galerinë e AlbBioBlitz.
Kriteret e vlerësimit do të përfshijnë  jo vetem cilësinë e fotos por edhe rendësinë e species (P.sh. një foto e zbehtë apo e pafokusuar mirë e një dhie të egër në majë të malit do të vlente më shumë se një foto ‘high definition’ e një harabeli qyteti që dikush e merr nga ballkoni i shtëpisë).
Faqja zyrtare në këtë LINK

Leave a Comment