Konkurs fotografie nga Biblioteka Kombëtare

Thirrje për konkurs!
Ekspozoni fotot tuaja në ekspozitën “Europeana Collections”.
Gjatë këtij viti Biblioteka Kombëtare mori pjesë në një nga projektet më interesante të Europeana-s (Portali europian digjital i bibliotekave kombëtare, muzeumeve etj), përmes ekspozitës me kartolina dhe fotografive të rralla nga Shqipëria. Kjo ekspozitë kishte si synim të vinte në dukje peisazhet, qytetet dhe krahinat përgjatë Europës jug-lindore, që nga fillimet e artit të fotografisë.
Tashmë, ky projekt synon të zhvillojë një kërkim të ri, atë të realitetit të sotëm të këtyre vendeve të fotografuar dikur. Në rastin e konkurentëve nga Shqipëria, duhen dërguar fotografi aktuale të pamjeve të hershme përzgjedhur më parë nga BKSH:
Pamje nga 1. Ura Mesi, Shkodër 1904
2. Kopshti publik, Shkodër 1875
3. Gjirokastër, 1931.
Fotot nga Shqipëria duhen postuar vetëm në datat 24-31 gusht 2017.
Si të bëheni pjesë e konkursit?
Është e thjeshtë: vetëm dërgoni fotot tuaja me anë të Twitterit, Instagramit ose Facebook-ut duke përdorur hashtagun #PicThisEurope. Ju lutem, në postimin që do bëni, sqaroni se cili shtet, vend ose pikë referimi shfaqet në imazhin tuaj.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment