Konkurs eseje/ “Unë zgjedh Bashkimin Evropian”

Historia Ime shpall konkursin e esesë me temën “Unë zgjedh Bashkimin Evropian”. Ky konkurs është pjesë e projektit me të njëjtin emër, i cili ka për qëllim kryesor mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave të së drejtave të njeriut përmes rritjes së njohurive mbi impaktin që procesi i integrimit evropian pritet të ketë në shoqërinë shqiptare.
Projekti gjithashtu vjen në ndihmë të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për fuqizimin, zgjerimin dhe diversifikimin e angazhimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, me fokus të veçantë në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Integrimi i Shqipërisë në BashkiminEvropian është një proces, i cili gjatë gjithë fazave të tij kërkon një informim të konsiderueshëm të qytetarëve për përfitimet që integrimi pritet të sjellë për Shqipërinë dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
Ky konkurs ka për qëllim angazhimin e të rinjve dhe të rejave në aktivizëm, duke promovuar kulturën e respektimit të të drejtave të njeriut.
Kush mund të marrë pjesë në konkurs?
Ky konkurs i drejtohet të gjithë të rinjve dhe të rejave të moshës 15 – 18 vjeç, që kanë pasion të shkruarit dhe e konsiderojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si të dobishëm për të ardhmen e tyre.
Tema juaj e esesë duhet të lidhet me temën e projektit dhe fushën e të drejtave të njeriut.
Si të bëhem pjesë e konkursit?
Nëse je i/e interesuar për të marrë pjesë në konkurs, mund të dërgoni esenë tuaj (max.1500 fjalë/3 faqe) në adresën e e-mailit: historiaime.com@gmail.com
Shpallja e fituesit
Fituesi i konkursit do të vlerësohet me çmimin 200 Euro (përfshirë tatimet sipas legjislacionit në fuqi) dhe së bashku me finalistët do të shpallen në një takim të përbashkët midis pjesëmarrësve të konkursit, ekspertë të fushës, përfaqësuesh organizatash dhe institucionesh.
Detajet për takimin do të bëhen të ditura pas përmbylljes së konkursit.
Afati i fundit i aplikimit: 30 Shtator 2019
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.